×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha feston 80 vjetorin e lindjes në arrest shtëpiak: Jam në betejën me të rëndësishme të jetës

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Nga shtëpia e tij, ku qëndron në arrest prej dhjetorit, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale, me rastin e 80 vjetorit të lindjes.

    Ish-kryeministri thekson se ndonëse është në majën e 8 dekadave, përballë ka një betejë, të cilën e konsideron më të rëndësishmen e jetës së tij.

    “Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar! Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.

    Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!

    Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashterueshëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores”, shkruan Berisha.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh ministri hungarez...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama nga Luksemburgu, ku pritet...
    Të tjera
    Sport15 Tetor 2024
    Përveç ekipit A, edhe Kosova U21 e zhvillon ndeshjen e saj të radhës. Faktikisht, është ndeshja e fundit në kualifikimet për Kampionatin...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh ministri hungarez...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Fushë Kosovë. Siç bën të ditur policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar mesazhet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se i është vjedhur minibusi i parkuar. Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Viktima...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.