×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruda: Mesazhet e Mihalit dëshmojnë se VV-ja funksionon si parti-shtet

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar mesazhet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

    Për Grudën, këto mesazhe dëshmojnë se VV-ja funksionon si parti-shtet.

    Postimi:

    Mesazhet e publikuara të Dejona Mihajlit zbulojnë një të vërtetë tronditëse: LVV nuk funksionon thjesht si një parti politike, por si një parti-shtet në formën më të pastër të fjalës. Në këtë skemë, organet shtetërore janë shndërruar në marioneta të plota të strukturave partiake, ku vendimet e rëndësishme nuk merren në institucione shtetërore, por në zyrat e partisë.

    Dejona Mihajli, pa asnjë titull zyrtar, i kërkon drejtorit të KEK-ut – i cili duhet të jetë i pavarur dhe jopolitik – të shkojë në selinë e LVV-së për të diskutuar çështje të KEK-ut. Madje, ai duhet të dorëzojë përgjigjet për ministren vetëm pasi ato të kenë kaluar nga dora e Dejonës.

    Cili është roli i Dejonës në këtë skemë? Ajo është koordinatore e komiteteve të LVV-së, komitete që po shfaqen si organe paralele me ministritë, duke ushtruar kontroll dhe ndikim të fshehtë mbi çdo vendimmarrje shtetërore. Kjo na rikthen në kujtesë mënyrën si funksiononte shteti në komunizëm.

    Enver Hoxha, diktatori që drejtoi Shqipërinë për 41 vite, vetëm për 10 vite ishte në detyrë zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë (1944-1954). Për 31 vitet e tjera deri në vdekjen e tij në 1985, ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror formal, ishte vetëm Sekretar i Parë i Partisë së Punës. Megjithatë, nga pozicioni i Sekretarit të Partisë së Punës, ai kontrollonte çdo aspekt të jetës në Shqipëri.

    Natyrisht, LVV nuk është plotësisht si Partia e Punës, pasi rrënjët e komunizmit janë tharë prej kohësh nga demokracia perëndimore, por logjika mbetet e njëjtë: një parti që vepron si shtet. As Dejona Mihajli nuk është Enver Hoxha, ajo është thjesht një instrument në duart e Albin Kurtit, por modeli i operimit është i njejtë dhe i rrezikshëm.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) të martën ka mbajtur debatin me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një shofer është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka folur për “Front Online” lidhur me veturat e zyrtarëve që po keqpërdoren me tabela civile. Pantina...
    Të tjera
    Kronika15 Tetor 2024
    Ka vdekur një burrë në QKUK, pas një aksidenti që kishte pësuar në Drenas. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zveçanit është arrestuar një person pasi gjatë...
    Vip15 Tetor 2024
    Dea Mishel dhe Luiz Ejlli këto ditë kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale. Kjo nisi nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania...
    Sport15 Tetor 2024
    Liga e Kombeve do të vazhdojë edhe sot me disa duele shumë interesante. Pa dyshim, vëmendja e gjithë neve do të jetë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar për Front Online se një...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama nga Luksemburgu, ku pritet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.