×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    “Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama nga Luksemburgu, ku pritet të nisë Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

    “Moti gri i Luksemburgut, nuk shuan entuaziazmin për këtë hap të radhës shumë të rëndësishëm për Shqipërisë”, sikurse tha kryeministri i Shqipërisë. Evropa, theksoi ai, është i vetmi vend ku duam të jemi.
    “Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi shumë entuziastë, mjaft të inkurajuar, që më në fund nisim me pjesën më të vështirë të punës, që nënkupton çeljen e grup kapitujve të Themeloreve. Do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë proces të negociatave dhe do ta bëjnë Shqipërisë të ulen si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

    Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj Bashkimit Europian që prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturës, duke qenë vendi më i izoluar komunist në Europë. Kështu që pavarësisht si është situata, ne nuk kemi hequr dorë, sepse për ne Bashkimi Evropian dhe Europa janë i vetmi vend, ku duam të jemi. I vetmi vend që duam t’u lemë brezave të ardhshëm. Ky moment është i veçantë, edhe falë Vladimir Putinit, që zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun që i bëri të zgjohen, të shohin realitetin dhe të shohin sa i nevojshëm është Ballkani Perëndimor për BE-në, ashtu sikurse edhe BE është e nevojshme për Ballkanin Perëndimor”.
    I vetëdijshëm se Shqipëria ka ‘një mal me detyra shtëpie për të përmbushur’, Rama u shpreh optimist për rrugëtimin e vendit drejt unionit, raporton TCh.

    “Janë detyra shtëpie, një mal për t’u ngjitur. Por jemi në ngjitje e sipër me ide të qarta, me vullnet të fortë”, tha ai në një deklaratë për gazetarët.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh ministri hungarez...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dje në Samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Organizata e Akademikëve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare në Hamburg i është drejtuar kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, me një kërkesë për...
    Të tjera
    Front TV15 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit në një deklaratë për media ka folur për çështjet...
    Kronika15 Tetor 2024
    Ka vdekur një burrë në QKUK, pas një aksidenti që kishte pësuar në Drenas. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i...
    Kronika15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zveçanit është arrestuar një person pasi gjatë...
    Vip15 Tetor 2024
    Dea Mishel dhe Luiz Ejlli këto ditë kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale. Kjo nisi nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania...
    Sport15 Tetor 2024
    Liga e Kombeve do të vazhdojë edhe sot me disa duele shumë interesante. Pa dyshim, vëmendja e gjithë neve do të jetë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar për Front Online se një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.