×
  • Sport
  • Sport

    Armand Duka: Shqipëria, ekipi më i shpërblyer në Evropë. Çunat e meritojnë të festojnë

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli pas fitores së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë.

    Duka u shfaq shumë i lumtur për këtë triumf, duke thënë se çdo takim është shumë i rëndësishëm. Sipas tij, objektivi nuk ka ndryshuar dhe synohet vendi i parë në grup. Numri 1 i futbollit në vend, deklaroi se ekipi e meriton të festojë sot.

    “Çdo ndeshje e Shqipërisë është shumë e rëndësishme, qoftë miqësore dhe jo në një grup si ky. Përgjegjësia për çunat ishte shumë e madhe, sidomos pas asaj ndeshje ndaj Çekisë. Lojtarët meritojnë më shumë se dy humbjet e fundit.

    Ne kemi të njëjtin objektiv, që është vendi i parë. Është një grup shumë i vështirë. Nëse mendojmë se kemi dy ndeshje në shtëpi dhe do të fitojmë, është e gabuar. Duhet dhënë maksimumi. Çunat e meritojnë të festojnë pas kësaj ndeshje. Dy ndeshjet e fundit janë shumë të vështira. Ukraina është ekipi më me kualitet, ndonëse kanë vetëm 3 pikë. Uroj që çunat t’i kemi mirë dhe të na kthehen ata që munguan.”, tha Duka për Tv Klan.

    Kreu i futbollit në vend, zbuloi një bisedë me Dakun dhe trajnerin Silvinjo pas ndeshjes, ndërsa i pyetur për premion, theksoi se Shqipëria është ekipi më i shpërblyer në Evropë.

    “Nuk më intereson sa ndeshje ta humbur Gjeorgjia, por më intereson fitorja jonë. Ne nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, sepse nuk jemi Spanja. Ky është futbolli. Padyshim që ka edhe ditë jo. Shpresoj që shumica e ditëve të jenë pozitive. Ne kishim shumë emocione. Janë emocione që nuk shmangen në futboll. I thashë Dakut, që ta kishte bërë atë gol dhe do ishim më të çliruar, ndërsa Silvinjo më tha se kështu shijon më shumë.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport14 Tetor 2024
    Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë.   Ky gol erdhi si dhuratë për ditëlindjen e...
    Sport14 Tetor 2024
    Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Tv Klan, pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë. Tekniku kuqezi deklaroi se ishte një ndeshje e mirë,...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria ka fituar si mysafir i Gjeorgjisë  me rezultat 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë shënuan golin e vetëm...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Një person ka humbur jetën në Bellopojë të Pejës, si pasojë e lëndimeve që mori duke punuar nga mjeti bujqësor. I njëjti,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë apo nuk do të kenë koalicon me subjekete politike që...
    Lajme14 Tetor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton...
    Lajme14 Tetor 2024
    A po vjen te ne...me kapelë :)”. Kështu i drejtohet me ftestë për takim në seli të Vetëvendosjes Dejona Mihali – formalisht...
    Lajme14 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, në një konferëncë për media deklaroi se kjo qeveri pas braktisjes së ushtarëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.