×
  • Lajme
  • Lajme

    Bregu: Vendimi i Kosovës për të hequr vizat ndaj qytetarëve të Bosnjës është lajm dhe shembull i mirë

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e lirë për të gjithë poseduesit e letërnjoftimeve të Bosnje e Hercegovinës.

    Përkundër marrëveshjeve të arritura, qytetarët e të dyja vendeve, aktualisht, duhet të pajisen me viza për të lëvizur në vendet respektive.

    Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, ka theksuar se është lajm shumë i mirë që Kosova ka vendosur të heqë vizat në mënyrë të njëanshme ndaj qytetarëve të Bosnjës, duke dhënë kështu një shembull të lëvizjes pozitive drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit.
    “Me kënaqësi kemi dëgjuar nga Kryeministri kosovar që Kosova në mënyrë unaliterale ka vendosur të heqë vizat për qytetarët e Bosnjës. Ky është një sinjal i mirë që duhet të lëvizë edhe vendimmarrja në Bosnje, sa i përket zbatimit të njërës prej marrëveshjeve që është firmosur e nuk është zbatur deri më tani. Procesi i Berlinit ka mbajtur gjallë frymën dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kur zgjerimi ishte thuajse fjalë e ndaluar dhe shumë e dëshiruar”, ka thënë Bregu.

    Liderët gjithashtu nënshkruan Marrëveshjen për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranimin për Studim në Ballkanin Perëndimor, si dhe miratuan Deklaratën për Qasjen dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit, e po ashtu edhe Deklaratën mbi Standardet e Shqyrtimit të Investimeve të Huaja Direkte Rajonale.

    “Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot planin që do të respektojnë për 4 vitet e ardhshme – faza e dytë e Tregut të Përbashkët Rajonal është një plan për rritje të qëndrueshme. Ai është një kuadër unifikues i bashkëpunimit rajonal për mirëqenien e përbashkët ose interesat e përbashkëta në lojën globale. Në të gjitha fushat–digjitalizimi, tregtia, investimet, inovacioni, politikat e gjelbërta etj – që filluan të bëhen të dukshme gjatë fazës së parë të CRM, puna për integrimin ekonomik rajonal përmes planit CRM të nënshkruar sot, ankorohet fort në Planin e Rritjes së BE-së,” tha në Samit Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu./Telegrafi/

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Sa më bosh stomaku i ushtarëve, aq më plot xhepi i zuzarëve”, tha në nisje të fjalës së tij në Kuvend, deputeti...
    Lajme14 Tetor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, me ftesë të kancelarit të...
    Lajme14 Tetor 2024
    Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit që nisi në drekë për të diskutuar çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Themelores së Speciales, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria do të zbresë sonte përsëri në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në...
    Vip14 Tetor 2024
    Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, thotë se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, ndërsa...
    Vip14 Tetor 2024
    Big Brother Vip Kosova edhe pak ditë është gati për edicionin e ri televiziv. Para pak minutave faqja zyrtare e BBVK, bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.