×
  • Lajme
  • Lajme

    50 mijë euro pagë | Burbuqe Hana e Telekomit “shah n`veti” e bën këshilltare ligjore shoqen e saj të ngushtë

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në përpikmëri e ka çuar deri në fund “planin e saj”, që për këshilltare ligjore – pranë zyrës së saj – ta bëj Sanije Sahitin, miken e ngushtë të saj.

    Para këtij vendimi, Burbuqe Hana paraprakisht kishte kërkuar ‘aminin’ nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrje publike për lejimin e një këshilltari ligjor pranë zyrës së saj.

    Sanije Sahiti hiç më larg se dje ( 9 tetor 2024) ka nënshkruar kontratën e punës për pozitën e re për tri vitet e ardhshme.

    Paga e saj është 1400 euro me kohëzgjatje për tre vjet, e sipas një llogarie të thjeshtë i bie që për 36 muaj ajo do të paguhet hiç më pak se 50 mijë e 400 euro.

    Kjo është konfirmuar nga zyra për media e Telekomit të Kosovës.

    “Zonja Sanije Sahiti është emëruar në pozitën Këshilltare Ligjore në Zyrën e Kryeshefit Ekzekutiv dhe ka nënshkruar kontratë pune me dt. 09.10.2024”, ka thënë zyra për media e kësaj ndërmarrje publike në një përgjigje për Periskopin.

    Hana dyshohet se me dy këmbë ka shkelur ligjin e Punës dhe rregulloren e brendshme të Telekomit për punësimet

    Kryeshefja e Telekomit dyshohet se ka shkelur procedurat ligjore për këtë emërim e ku këtu bëhet fjalë për ligjin e punës dhe rregulloren e brendshme të Telekomit për punësimet dhe emërimet, qoftë nga jashtë apo brenda kësaj ndërrmarrje publike.

    Ligji i Punës nr 03 L 212 , neni 8, pikat 1 dhe 2 thonë kështu :

    Pika 1 – “Punëdhënësi në sektorin publik është i obliguar që të shapll konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës”.

    Pika 2 – “Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë llojë diskriminimi, ashtu që parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi”.

    Por këtu nuk përfundon gjithçka…

    A e shkeli Burbuqe Hana edhe rregulloren e brendshme të Telekomit për punësimet dhe emërimet në këtë kompani?

    Rregullorja e brendshme e kësaj ndërmarrje publike e thotë qartë dhe shumë saktë se si duhet të vendoset në rastet kur nga brenda ndërmarrjes vendoset për pozita të reja apo emërime në këtë kompani publike.

    Pika 2.14 e kësaj rregulloreje thotë kështu:

    Konkurs publik – Nënkupton publikimin e shpalljes për mundësi punësimi në Telekom, i cili është i hapur për të gjithë individët, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara me aktet e brendshme në fuqi për të themeluar marrëdhënie të punës me Telekom. Konkursi publik është i hapur edhe për të punësuarit e Telekomit në kohën e shpalljes së publikimit dhe gjithashtu edhe për individët jashtë Telekomit.

    Pika 2.15 thotë kështu:

    Konkursi i brendshëm – nënkupton publikimin e shpalljes për mundësi punësimi në Telekom , i cili është i kufizuar dhe aplikohet vetëm për individët të cilët, në kohën e shpalljes së publikimit, janë në marrëdhënie pune me Telekomin dhe kanë kontratë aktive të punës me Telekomin.

    Me këtë emërim të Sanije Sahiti, dyshohet se Burbuqe Hana e “shpërbleu” atë, me pozitë e paga të lartë, sepse e njëjta në pozitën e ushtrueses së detyrës së menaxheres ligjore ia ka mundësuar në kundërshtim me ligjin që gjatë vitit 2023, të mos e zbatoj udhëzimin në fuqi për konkurse publike gjë që rezultoi më mijëra euro dënime për Telekomin, tashmë të konfirmuara në Zyra Kombëtare e Auditimit.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth çështjes së ushqimit të...
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjashtë javës së kaluar janë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës. “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke...
    Të tjera
    Kronika14 Tetor 2024
    Një person është gjetur i vdekur në Pejë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se viktima ka humbur jetën në rrethana ende...
    Lajme14 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, të 56-tën për këtë vit. Mbledhja pritet të nis nga ora...
    Lajme14 Tetor 2024
    vKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Berlin në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një takim me ministrin e...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, duke e quajtur dështim total. Ai përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar para...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.