×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Berlin takohet me ministrin britanik dhe emisarin Peach: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    vKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Berlin në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty dhe emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

    “Në Berlin, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty bashkë me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.”

    Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bsahkuar.

    “U diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese Euro-Atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale.”

    Po ashtu ata uruan FSK’në për suksesin në “Cambrian Patrol”, ku u radhit e dyta.

    “Të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në Garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës.”

    Kurti ka thënë që “marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim e integrim rajonal”.

    “Ai e falënderoi ministrin e shtetit Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj republikës sonë.”

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, të 56-tën për këtë vit. Mbledhja pritet të nis nga ora...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, duke e quajtur dështim total. Ai përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do...
    Të tjera
    Vip14 Tetor 2024
    Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP...
    Vip14 Tetor 2024
    Dasma e Adrit dhe Ilirianës ka bërë bashkë Kaderin dhe Albën. Dikur të dyja ishin shoqe të mira në “BBVK”, por ato...
    Lajme14 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline, e fjalimin e kryeministrit Albin Kurti e krahason me emisionin ”Programi Ekonomik i Propagandës” (PEP),...
    Vip14 Tetor 2024
    Aktori i humorit Romeo Veshaj, ka bërë një lëvizje të papritur duke fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në “Instagram”,...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Sot, NATO fillon stërvitjen e saj vjetore bërthamore, në të cilën do të marrin pjesë rreth 2000 personel ushtarak nga tetë baza...
    Lajme14 Tetor 2024
    Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.