×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të nënshkruaj Kurti nesër në Berlin?

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Të hënën e 14 tetorit, shënohet edicioni jubilar në vendin e origjinës.

    Berlini është nikoqir i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që 10 vjet më parë nisën përafrimin me Bashkimin Evropian.

    Nisma që njihet si Procesi i Berlinit kulmon të hënën e dytë të tetorit me takimin e liderëve të 6-shes ballkanike me kancelarin gjerman Olaf Scholtz, e ku do të ketë edhe firmosje ujdish.

    Mes tjerash, Jeton Zulfaj, këshillar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti tha për Klanin se Kosova do të përfitojë edhe nga zotimi që pritet të dalë nga takimi përvazhdimin e fqinjësisë së mirë mes rajonit.

    Delegacionit nga Prishtina i prin shefi i qeverisë Albin Kurti, i cili do të jetë edhe folës.

    Përfitime veçse jo të mëdha nga samiti, pret edhe Alma Lama si ish-diplomate kosovare. Por sipas saj raporti Kosovë-Serbi e vë në pikëpyetje suksesin e samitit.

    Krahas tryezave e diskutimeve, në kryeqendrën gjermane, Kosova do të diskutojë edhe për prezencën e sigurisë si parakusht për marrëdhëniet e mira fqinjësore, fondet për ndryshimet klimatike, ato për infrastrukturë si dhe për agjendën e gjelbër./Klankosova

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë thënë se kanë telashe me mungesë të ujit. Disa banorë kanë thënë se ndërprerjet...
    Lajme13 Tetor 2024
    Pas takimeve me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, tani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në...
    Lajme13 Tetor 2024
    Me pagë vetëm 732 euro në muaj vetëm në shkurt të këtij viti ka pasur qarkullim bankar prej 395 mijë eurove –...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz përforcoi të dielën vendimin e tij për të shpallur sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Kronika13 Tetor 2024
    Nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Kështu ka bërë të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një grua nga Gjirokastra dhe një burrë nga Memiliaj, po dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng dhe kanë kanosur...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj të pritur nga janari në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.