×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë pa viza në BE

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Nga sot serbët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt BE-së.

    Kjo vlen për ata që kanë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga e ashtuquajtura Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Rregullorja për heqjen e vizave, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-sëë më 23 shtator hynë sot në fuqi.

    “Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e njëzetë nga data e publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Kjo rregullore është plotësisht e detyrueshme dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në shtetet anëtare në përputhje me Traktatet”, thuhet në dokument.

    Ambasadori i Serbisë në BE, Danijel Apostoloviq, ka thënë se ky është një lajm i mirë, sepse heq padrejtësinë dhe trajtimin diskriminues të BE-së ndaj serbeve të Kosovës. Ai ka thënë se ky vendim është rezultat i luftës diplomatike të zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë, raportojnë medisat serbe.

    Rregullorja e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për amendamentet e Rregullores në lidhje me mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Administrata Koordinuese e Serbisë u nënshkrua më 18 shtator në Strasburg nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metzola dhe ministri për Çështjet Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së, transmeton Klankosova.tv

    Më 6 mars Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian) caktoi eurodeputetin slloven nga radhët e Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve, Matjaz Nemec, raportues për largimin e regjimit të vizave për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale.

    Lidhur me këtë çështje, Qeveria e Kosovës kishte thënë se Komisioni Evropian nuk e ka konsultuar dhe informuar në lidhje me propozimin për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë të cilët jetojnë në Kosovë.

    Ekzekutivi e kishte konsideruar si “shkelje të papranueshme të sovranitetit”, ndërsa i kishte bërë thirrje BE-së që pasaportat serbe t’i trajtojë si të paligjshme.

    Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024, kanë fituar mundësinë që të lëvizin pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian, por lëvizja e lirë pa viza nuk kishte vlejtur edhe për poseduesit e pasaportave ilegale serbe.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po i ndalë “manipulimet me numra”. Duke iu referuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë. Ai ka thënë as çlirimi as...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje. Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për...
    Sport13 Tetor 2024
    Liga e Kombeve sot e vazhdon programin e ndeshjeve. Të dielen, meraklinjtë e futbollit do të kenë një mori zgjedhjesh se cilën...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturë dhe në lokalin ku ai punon, policia i ka gjetur dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.