×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja ende pa datë për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progres në dialog

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak se i njëjti do të ndodhë gjatë muajit tetor.

    Në BE thonë se për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve do të njoftojnë me kohë. Në anën tjetër, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje thonë se progresi në dialog mund të bëhet vetëm kur të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Derisa janë skeptik se fryma konstruktive e Serbisë në kuadër të CEFTA-s, të reflektojë edhe në dialogun e Brukselit.

    Pavarësisht takimeve në dialog, progres në dialog nuk shohin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, thotë për KosovaPress, se BE-ja duhet të jetë më e drejtpërdrejtë dhe t’i kërkojë Serbisë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

    “Sa i përket dialogut, ne insistojmë që marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit të nënshkruhen, të implementohen prej dy palëve. Ne presim që BE-ja, tash institucionet e reja dhe kushdo që zëvendëson Lajçakun në të ardhmen, të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të kërkojnë nga Serbia zbatimin e marrëveshjes”, thotë ajo.

    Deputetja e mazhorancës shton se zhbllokimi i vendimmarrjes në CEFTA dhe avancimi i statusit të përfaqësimit të Kosovës në këtë mekanizëm, nën kryesimin e Serbisë, nuk mund të sjell domosdoshmërisht sukses në dialog, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaron se pavarësisht se është krijuar një fryme konstruktive në CEFTA, nuk pret zhvillime pozitive në dialog.
    Gjatë kësaj jave, ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi, ku tha se kanë diskutuar për përgatitjen e takimit të radhës.

    Krahas kësaj, në Kosovë qëndroi edhe emisari amerikan, Alexander Kasanof, ku nënvizoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Nga sot serbët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt BE-së. Kjo vlen për ata që kanë pasaporta të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kjo ministri ka pritur dhe akomoduar sot 68 afganë, për...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë. Ai ka thënë as çlirimi as...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje. Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për...
    Sport13 Tetor 2024
    Liga e Kombeve sot e vazhdon programin e ndeshjeve. Të dielen, meraklinjtë e futbollit do të kenë një mori zgjedhjesh se cilën...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturë dhe në lokalin ku ai punon, policia i ka gjetur dhe...
    Lajme13 Tetor 2024
    Disa persona në Prishtinë, dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi, ku nga atje kanë vjedhur një armë leje. Rastin në polici...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.