×
  • Lajme
  • Lajme

    Kriza me ushqim | Publikohet letra e plotë e Gjeneralit Jashari: Kjo situatë do të na detyronte që FSK të ndërpresë të gjitha aktivitetet

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Letra e Komandantit të FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e shkruar më 7 tetor, ka ngjallur jo pak reagime.

    Ndonëse në opinion doli kjo letër para disa ditësh, tash është publikuar e plotë.

    Shqetësimi kryesor që Jashari ia shpreh Maqedoncit, është rekrutimi i stafit mbështetës për kuzhina.

    Madje, thuhet se në rast të mos angazhimit me kohë të këtij stafi nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, “FSK do të detyrohet që të ndërpresë përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të rregullt të ushqimit”.

    “Siç jeni njoftuar paraprakisht, FSK është në procesin e validimit të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë dhje të njësive të tjera, të parapara me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT). Njëkohësisht, vazhdojnë të realizohen edhe detyrat operacionale, kurset zhvillimore, stërvitjet fushore dhe aktivitetet tjera, konform Planit Vjetor”.

    “Nëse MM nuk do të mund të realizojë me kohë rekrutimin e stafit mbështetës për kuzhina, FSK do të detyrohet që të ndërpresë përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të rregullt të ushqimit. Kjo situatë e krijuar do të na detyronte që FSK të ndërpresë të gjitha aktivitetet e planifikuara, përpos shërbimit të rojës dhe shërbimeve tjera që janë në operacione dhe gatishmëri”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument që u publikua për herë të parë i plotë në Ingo Magazine të Klan Kosovës.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B....
    Lajme12 Tetor 2024
    Njëri nga ngasësit që ishte i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në Veternik, ku një kamionë goditi 7 vetura ku lëndoi...
    Lajme12 Tetor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova-Baci, ka kritikuar ministren e Arsimit Arbërie Nagavci. Ajo tha se gjatë kësaj jave nga Ministria...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar një video në Facebook nga fjala e djeshme në Nënkomitetin për Ballkanin Perëndimor të...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Analisti dhe një nga themeluesit te Democratization Policy Council, Kurt Bassuener, në një intervistë për “Public Square” të Ditmir Bushatit ka folur...
    Lajme12 Tetor 2024
    Shqetësimet për shërbimet ushqimore të ushtarëve të FSK-së Bilall Sherifi i Nismës i ka komentuar me një citat të Mbretëreshës së fundit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se pasaktësitë dhe lëshimet në listën e votuesve, mund të kundërshtohen deri më...
    Sport12 Tetor 2024
    Kosova e ka gjetur edhe golin e dytë në takimin ndaj Lituanisë që po luhet në kuadër të rrethit të tretë të...
    Sport12 Tetor 2024
    Futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë parë në disponim të mirë gjatë stërvitjes në Leskovc. Stërvitja disa orë para ndeshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.