×
  • Lajme
  • Lajme

    AIP s’ka të drejte vote në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka arritur të fitoj statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), kështu ka deklaruar Krenare Sogojeva-Dermaku, komisionere e AIP-it.

    Për t’u bërë anëtare e këtij autoriteti, Sogojeva-Dermaku ka thënë se Kosova ka aplikuar në gusht të këtij viti, teksa konsideron se është bërë një punë e madhe e saj dhe e stafit të AIP-it.

    “EDPB apo Autoriteti Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave është autoriteti më i lartë në nivel në të Bashkimit Evropian që mbledh vendet anëtare dhe autoritet e mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, të cilët marrin vendime, zbatojnë rregullativen për mbrojtjen e të dhënave personale dhe normalisht drejtojnë politika e privatësisë jo vetëm në nivel evropian por edhe global, sepse kur flasim për privatësinë është i ditur që Evropa tashmë ka krijuar një prej standardëve më të avancuara për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë rast, Kosova ka aplikuar në gusht të këtij viti për të marrë statusin vëzhgues. Ka qenë një punë e gjatë lobimi me homologët evropian që kam bërë personalisht, por edhe stafi i AIP-it për ta fituar këtë status”, ka thënë Sogojeva-Dermaku.

    Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm pa të drejtë vote është për shkak se Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa me status të njëjtë janë edhe tri shtete tjera evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë.“Statusi do të thotë për Kosovën arritja e hapit kryesor apo fitimi i këtij statusi vetëintegrimi i jonë si Kosovë dhe si Agjenci në këtë mekanizëm që nuk ka se ku të shkojë përtej, pra ne kemi të drejtë deri në vëzhgues, nuk mund të jemi anëtar për faktin që nuk jemi anëtar të Bashkimit Evropian, prandaj neve kjo do na mundësojë që të jemi përkrah zhvillimit të politikave të privatësisë që bën vetë Evropa, t’i krijojmë bashkërisht standardet, të jemi pjesë e grupeve punuese në të gjitha grupet të cilat zhvillohen në nivel evropian, po ashtu ne duke marrë pjesë në këto takime të rregullta të EDPB-së, normalisht nuk do të kemi drejtë vote sepse jemi vëzhgues, por duke qenë pjesë e të gjitha këtyre zhvillimeve që bëhen në këtë nivel, ne do të arrijmë edhe këtë zhvillimin teknologjik që bëhet dhe çdo ndryshim, ne do të jemi në hap me vendet evropiane”.

    “Statusin e vëzhguesit deri më sot e kanë Shqipëria nga Ballkani, ndërsa nga vendet tjera është Gjeorgjia dhe Moldavia, dhe ne jemi vendi i katërt që e kemi marrë këtë status”, deklaroi Sogojeva-Dermaku.

    Ndonëse nuk ka ndonjë raport zyrtar, Sogojeva-Dermaku ka thënë se ka pasur edhe shtete që kanë lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.

    “Sigurisht që po, ne nuk kemi ndonjë raport të detajuar se si ka shkuar diskutimi gjatë mbledhjes së fundit të bordit, por normalisht që jemi njoftuar nga vetë komisioneri kroat, i cili edhe ka bërë prezantimin e kërkesës sonë dhe ka bërë një mbështetjes të jashtëzakonshme për Kosovën. Ne me Kroacinë veçse kemi bërë një memorandum të mirëkuptimit dhe komisioneri kroat aktualisht mban pozitën e zëvendëskryesuesit të Bordit që ka qenë personi kryesor që e ka shtyrë këtë proces”.“Normalisht, pa e humbur edhe mbështetjen që e kemi pasur edhe nga Shqipëria, duke qenë se Shqipëria ka qenë veç anëtare pa të drejtë vote si vëzhguese vite më herët. Prandaj, nuk kam informatë se cilat vende që nuk e kanë njohur Kosovën edhe nuk e përkrahin atë, kemi dëgjuar se ka pasur kundërshtime, mirëpo ajo çka është shumë e rëndësishme, të gjitha vendet tjera e kanë përkrahur dhe jemi votuar dhe e kemi marrë këtë status”, u shpreh ajo

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë mbledhur nënshkrimet nga opozita për një seancë në Kuvendin e Kosovës...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni, në një konferencë për media, ka ngritur shqetësimet e LDK-së...
    Lajme12 Tetor 2024
    Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka komentuar problemet me furinizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Në një shkrim në...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Sot, Zvicra përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ka dy vjet që kur këto dy skuadra nuk janë ballafaquar,...
    Kronika12 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë. Burri është ankuar se është sulmuar fizikisht nga...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bisede në podcastin e tij në Facebook, ndër të tjera duke folur për studentët dhe...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka folur për “Front Online” lidhur me kërkesën e kryeministrit Kurti për Serbinë...
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.