×
  • Lajme
  • Lajme

    Emisari i ri amerikan: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, komplikojnë kapacitetet e ShBA-së për mbështetje

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, kanë komplikuar kapacitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta mbështetur Kosovën.

    Sipas “REL”, ai këto deklarata i ka bërë gjatë takimit me disa gazetarë në Kosovë, në përfundim të vizitës së parë zyrtare në vend.

    “Në takimet e mia me presidenten dhe kryeministrin kam përsëritur dëshirën tonë për një partneritet më efektiv.

    “Gjithashtu, jam shprehur i kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave [nga Serbia në Kosovë] dhe që Kosova ka arritur të marrë vendin e saj në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit” – citohet se ka thënë ai.

    Tutje, Kasanof ka shtuar:

    “Ne vazhdojmë të mbështesim edhe integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane, sidomos në kohën kur shohim aq ndryshime në Evropë. Mendojmë se ky vazhdon të jetë vendi i duhur për Kosovën. Kjo është diçka që ne duam ta avancojmë dhe duam të punojmë me Kosovën”.

    Mes tjerash, emisari i ri amerikan ka theksuar se presin nga Kosova dhe Serbia t’i përmbushin angazhimet që kanë marrë nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë këtu marrëveshjet e arritura.

    Ai citohet të ketë thënë se këtu përfshihet edhe dërgimi i draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

    Gjatë këtij takimi, ai është pyetur edhe për mundësinë që zgjedhjet në ShBA të ndikojnë në çfarëdo mënyre në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor:

    “Politika e jashtme e SHBA-së bazohet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasa që interesat tona kombëtare të ndryshojnë në një shkallë të tillë që do ta ndikonte llogaritjen apo politikën në mënyrë dramatike, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

    Ai ka theksuar se vitia e parë në Kosovë ishte “kryesisht një vizitë dëgjimore” dhe “për të mësuar më shumë për çështjet”.

    “Kam mësuar shumë dhe ato informacione do t’i transmetoj kur të kthehem në Uashington.” – tha Kasanof.

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka falenderuar zëvendës ndihmës sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë në Kosovë.

    Ambasadori amerikan përmes një shkrimi në rrjetin “X’, ka thënë se ka pasur diskutime të rëndësishme me liderë, qeverinë e mediat:

    “Faleminderit Kasanof për vizitën e tij në Kosovë. Diskutime të rëndësishme me liderët dhe partnerët në qeveri, media, shoqëria civile dhe biznese se si të përmirësohet bashkëpunimi konstruktiv dhe të avancohet trajektorja evropiane e Kosovës, prosperiteti dhe siguria”.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas vizitës së emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof. Batusha, thotë se fillimisht...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, për FrontOnline e ke konsideruar...
    Lajme11 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Emisari Aleksander Kasanof, ka qëndruar në Kosovë me ç’rast ka takuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin,...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Instituti Demokratike i Kosovës ka thënë se bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gjatë ditës së sotme është publikuar një artikull i cili nxiti debat dhe reagime gjithandej për shkak të kushteve jo të mira,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratik e Kosovës ka reaguar në lidhje me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Azemi...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka uruar ekipin e FSK-së për marrjen e medaljes së argjendtë në ushtrimin “Cambrian...
    Lajme11 Tetor 2024
    Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Musliu-Shoshi ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.