×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Kasanof në Kosovë, opozita: Kurti nuk lëvizë në dialog, s’ka dialog para zgjedhjeve

    Arbnor BUZHALA
    11 Tetor 2024

    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Emisari Aleksander Kasanof, ka qëndruar në Kosovë me ç’rast ka takuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurti si dhe shefat e partive opozitare, Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) e Ramush Haradinaj |(AAK).

    Vizita e tij në Prishtinë është parë me një interesim të madh. Pas takimeve me shefin dhe kryeministrin e shtetit e poashtu edhe me shefat e partive opozitare, Kasanof ka dhënë deklaratën e tij.

    Ai, ka ripërsëritur kërkesën amerikane që Kosova ta zbatoj Marrëveshjen e Ohrit dhe që Draft-Asociacioni të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

    “SHBA mbetet një përkrahëse e fuqishme e dialogut të BE-së. SHBA pret që Kosova dhe Serbia do të përmbushin të gjitha zotimet e bëra në dialog dhe nën Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe kjo përfshinë për Kosovën dërgimin e Draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Kasanof.

    Por megjithatë, nga opozita shprehen skeptik se një gjë e tillë mund të ndodhë, aq më pak tani kur Kosova veç se ka hyrë në ciklin zgjedhor.

     

    Batusha i VV-së: Draftin e Asociacionit duhet ta hartojnë institucionet e Republikës së Kosovës

    Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas vizitës së emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof.

    Batusha, thotë se fillimisht duhet të dihet nëse Serbia e ka pranuar marrëveshjen bazike të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, duke përmendur edhe letrën që Serbia e ka dërguar tek BE-ja.

    ‘’Se pari është mirë të sqarohet publikisht se a është pranuar marrëveshja bazike e Brukselit dhe aneksi i Ohrit nga pala serbe. Sepse e dimë qe Qeveria e Serbisë ka dërguar letër në BE, ku nuk e pranon asnjërën nga marrëveshjet dhe deklaron ne atë letër që ka synime territoriale ndaj Kosovës’’ thotë ai.

    Batusha thekson se me mos nënshkrimin e marrëveshjes nga Serbia, vihet në pikëpyetje zbatueshmëria e saj po nga vetë Serbia.

    ‘’E dyta, pse pala serbe nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse kjo ve ne pikëpyetje edhe zbatueshmerinë e saj nga vete pala serbe. E treta duhet te ketë një plan te dakorduar te sekuencimit per zbatimin e marrëveshjeve.’’ Thotë ai.

    Për të, pa i përfunduar Serbia hapat e saj, Kosova i bie se duhet ta zbatoj një anshëm marrëveshjen që pala tjetër nuk e ka nënshkruar.

    ’Pa këto hapa i bie qe Kosova duhet te zbatoj njëanshëm një marrëveshje qe pala tjetër nuk e ka pranuar dhe nuk e pranon ekzistimin e vete marrëveshjes. Personalisht jam ithtar qe draftin e asociacionit duhet ta hartojnë institucionet e Republikës se Kosovës, ne përputhje me Kushtetutën, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial’’ thotë ai.

    Batusha thotë se përderisa, Serbia nuk e dorëzon Milan Radojeçiqin dhe nuk i pranon marrëveshjet e arritura, vështirë se ka përparim në dialog.

    ‘’Prandaj, duke pare qe Serbia nuk po e dorëzon Radoicicin dhe nuk pranon marrëveshjet e arritura, atëherë vështire qe do ketë përparim ne dialog’’ thotë ai.

     

    Hoxhaj pas vizitës së Kasanof: Nuk pres lëvizje të dialogut, ai mund të nis nëvitin 2025

    Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, për FrontOnline e ke konsideruar si të mirëseardhur vizitën e emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof, por se nuk pret ndonjë ndryshim rreth ecurisë së dialogut Kosovë-Serbi.

    ‘’Është mirëseardhur vizita e tij në Kosovë, por unë nuk pres se gjatë këtyre muajve, para se me u mbyllë procesi zgjedhor, para zgjedhjes së presidentit të ri dhe para se të formohen institucionet e reja, të kemi ndonjë pikë kthese në dialogun Kosovë-Serbi’’ thotë ai.

    Hoxhaj, shprehet se lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi mund të ketë tek në vitin 2025, por jo tani.

    ‘’Mund të ndodhë në vitin 2025, pas një stabiliteti të ri politik në SHBA dhe Evropë, që të ketë një vëmendje të re evropiane, por mjerisht Kosova ështëshëndrruar në njëvend ku mëshumë menaxhohen krizat se sa përmbushën një pritje e saj’’ shprehet ai.

    Ish-shefi i diplomacies kosovare thotë se deklarata e emisarit amerikan për dialogun dhe asociacionin është deklaratë e përseritur e SHBA-ve.

    ‘’Ky është qëndrim i përseritur i SHBA dhe ato që i ka pranuar Kurti si Marrëveshje e Brukselit dhe si aneks i Ohrit, do i ketë Kosova gjatë në tavolinë, por nuk pres që nga udhëheqja e tij të ketë diçka. Më shumë mund të prodhoj kriza, mund të përdor kriza për përfitime elektorale, mund të lëshoj pe dhe të kthehet në pikën zero’’ thotë ai.

    Hoxhaj, shprehet skeptic se mund të ketë lëvizje në dialog në këtë kohë.

    ‘’ Unë nuk pres që nën udhëheqjen e tij të ndodhë diçka në dialog, por vetëm pas zgjedhjeve’’ potencoj Hoxhaj.

     

    Kadrijaj: Kurti nuk e dërgon në Kushtetuese Draft-Asociacionin, por do të merr veprime elektorale

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përkundër deklaratës së Kasanot që Kosova ta dërgoj në Gjykatën Kushtuese, Draft-Asociacionin, kryeministri Albin Kurti nuk do e bëjë këtë, pasi që sipas saj Kurti po merr veprime tjera qëkanë efekt electoral.

    ‘’Kurti nuk do të merr ndonjë hap tjetër për dialogun dhe se kemi parë se kohës së fundit ai po merr veprime tjera që kanë efekt eletoral, prandaj nuk besoj se do e dërgoj në Kushtetuese Draft-Asociacionin. Ai e ka pranuar marrëveshjen’’ thotë ajo.

    Kadrijaj, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të i ndajnë rrugët dhe se Kosova e ka rrugën e saj evropiane.

    ‘’Rruga e Kosovës me Serbinë duhet të ndahet dhe se Kosova ka synim rrugën evropiane’’ shprehet ajo.

    Deputetja e AAK-së, potencon se Kurti nuk e bëri një draft për Asociacionin por e pranoj një draft tjetër që ka elemente ekzkekutive.

    ‘’Sa i përket Draft-Asociacionit unë mendoj se zotëri Kurti ka bërë gabim kur edhe Presidentja ka kërkuar, kur edhe aleatët kanë kërkuar që Kosova ta ketë një draft dhe ai e ka pranuar një draft tjetër që mendoj se ka kompetenca ekzekutive, por ndodhsta GJK do të jetë ajo që jep zgjidhje plotë gjërave që janënë përputhje me Kushtetuën e Kosovës’’ potencoj ajo për FrontaOnline.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përkundër deklaratës së Kasanot që Kosova ta dërgoj në Gjykatën Kushtuese, Draft-Asociacionin, kryeministri Albin Kurti...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas vizitës së emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof. Batusha, thotë se fillimisht...
    Lajme11 Tetor 2024
    Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, kanë komplikuar kapacitetet...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrotjes, Bekë Berisha, për FrontOnline ka komentuar letrën e dëguar nga Komandanti i FSK-së,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Instituti Demokratike i Kosovës ka thënë se bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gjatë ditës së sotme është publikuar një artikull i cili nxiti debat dhe reagime gjithandej për shkak të kushteve jo të mira,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratik e Kosovës ka reaguar në lidhje me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Azemi...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka uruar ekipin e FSK-së për marrjen e medaljes së argjendtë në ushtrimin “Cambrian...
    Lajme11 Tetor 2024
    Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.