×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për Naser Hafizin e MMPHI-së

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Një muaj paraburgim i është caktuar Naser Hafizit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i cili u arrestua dje nga policia.

    Hafizi po dyshohet për keqpërdorim të pozitës, dhe shpërlarje të parave.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.H, për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe veprës penale Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare .Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, andaj të pandehurit N.H i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”.

    Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, derisa gjykata ta shpallë fajtor.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Emisari i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka thënë se vendi i tij mbetet i...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup...
    Lajme11 Tetor 2024
    Analisti politik, Artan Demhaasaj, për FrontOnline e sheh shumë shqetësuese situatën me të cilën po ballafaqohen ushtarët e Forcës së Sigurisë së...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Musliu-Shoshi ka thënë se...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e ka konfirmuar se dy këmbësore janë goditur me veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet. Këtë e bëri të ditur...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot kanë vizituar ish-ndërtesën e Komunës paralele e...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap...
    Lajme11 Tetor 2024
    Admirali i NATO-s, gjenerali amerikan Stuart B. Munsch, ka folur sot edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Munsch ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.