×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti, thotë Musliu – E mohojnë nga Ministria e Mbrojtjes

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.

    Musliu ishte duke komentuar raportimet e fundit në lidhje me mungesën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjë për të ciën edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një letër Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, duke shprehur shqetësimet për vështirësitë në furnizimin me ushqim.

    Musliu theksoi se ende nuk ka një konfirmim nga Kurti për këtë dorëheqje.

    “Kam informacione të pavërtetuara që Maqedonci e ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti. Po ende nuk e ka konfirmuar Kurti.

    Kështu që ata njerëz që kanë kontribuuar me dekada në forcimin e shtetit, në forcimin e ushtrisë së Kosovës, unë jam shumë e bindur nuk pranojnë të poshtërohen në këtë mënyrë nga Albin Kurti dhe njerëz parazitë që janë rreth Albin Kurtit”, ka thënë deputetja e PDK-së në FIVE të Dukagjinit.

    Këtë informacion e kanë mohuar nga Ministria e Mbrojtjes.

    “Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar Naser Hafizit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i cili u arrestua dje nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Analisti politik, Artan Demhaasaj, për FrontOnline e sheh shumë shqetësuese situatën me të cilën po ballafaqohen ushtarët e Forcës së Sigurisë së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Alexander Kasanof,  i dërguar i ri i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, është duke qëndruar për vizitë edhe gjatë ditës së...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e ka konfirmuar se dy këmbësore janë goditur me veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet. Këtë e bëri të ditur...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot kanë vizituar ish-ndërtesën e Komunës paralele e...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap...
    Lajme11 Tetor 2024
    Admirali i NATO-s, gjenerali amerikan Stuart B. Munsch, ka folur sot edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Munsch ka...
    Kronika11 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës. Një veturë në lëvizje ka goditur dy femra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.