×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mbrojtjes reagon pas letrës së gjeneralit Jashari: Ushtarakët s’do të mbesin pa ushqim, garantojmë

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim pasi në media është raportuar se komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka paralajmëruar pezullim të të gjitha aktiviteteve për shkak të problemeve me ushqim.

    Ministria në reagim ka thënë se të gjitha kazermat janë funksionale dhe se po shërbehet ushqim i ndryshëm, me produkte bazë që ministria thotë se përdoren në çdo shtëpi.

    Ministria që drejtohet nga Maqedonci thotë se po përballet me mungesë të stafit, meqë thonë se kuzhinierët janë angazhuar pas marrëveshjes me Qendrën e Studentëve dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    “Të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash pavarësisht nga jo që po tentohet të propagandohet në disa medie dhe rrjete sociale. E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Sutdentore si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ky problem do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh”, thuhet në reagim.

    Ministria ka konfirmuar letrën që Jashari i ka dërguar ministrit dhe thonë se është në kuadër të komunikimit të zaonshëm e ku flitet për vështirësitë që hasen gjatë rrugës.

    “Ndërsa letra drejtuar Ministrit të Mbrojtjes nga Komandanti i FSK-së është në vazhdën e komunikimit të zakonshëm ku raportohen vështirësitë të cilat hasen gjatë rrugës, dhe sigurisht se ndërtimi i kapaciteteve të vetqëndrushmërisë sa i përket ushqimit nuk është një proces pa vështirësi.

    Përgjatë kësaj periudhe kalimtare do të ndërmirren masat për të siguruar vazhdimësinë e ofrimit të këtij shërbimi.

    Ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim, këtë ua garantojmë pjesëtarëve të FSK-së”, përfundon ministria.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Admirali i NATO-s, gjenerali amerikan Stuart B. Munsch, ka folur sot edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Munsch ka...
    Kronika11 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës. Një veturë në lëvizje ka goditur dy femra...
    Lajme11 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë dënuar ashpër kërcënimet e bëra përmes rrjeteve sociale ndaj...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk janë të pranishëm në seancën e sotme të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se kryeministri Albin Kurti është “spiun i Serbisë” dhe duke iu referuar bisedës së shefes...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë shënuar rritje të theksuar në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për komunikimet e kryetares së grupit parlamentar të...
    Lajme11 Tetor 2024
    IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor të dyshuar për Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Prishtinë/Hani i Elezit, 11 Tetor 2024...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të premtës në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ku ka shpërthyer një cisternë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.