×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti po lan borxhe ndaj Serbisë, bëri marrëveshje me Radoiçiqin kundër UÇK-së

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se kryeministri Albin Kurti është “spiun i Serbisë” dhe duke iu referuar bisedës së shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin Milan Radoiçiq, tha se Kurti po lan borxhe me Serbinë, raporton Gazeta Express.

    Ai tha se Vetëvendosje e Lista Srpska patën “marrëveshje për t’i larguar veteranët e kategoritë e lirisë dhe për të mos i përfshirë në pagën minimale e ka bërë Albin Kurti me Radoiçiqin, po unë nuk them me Radoiçiqin, por me [presidentin e Serbisë] Vuçiqin. Këtu dal te ajo që ju them çdo herë se Kurti është shpiun i Serbisë, është njeri i Serbisë nuk mundet me qenë ndryshe”.

    “Nëse në vitin 2018 paska qenë gabim të takohesh me Radoiçiqin si nënkryetar i Listës Serbe, i pandjekur nga drejtësia e Kosovës, pra pa asnjë akuzë në Kosovë, i papërfshirë në listën e zezë të SHBA-së, çka është komunikimi me të pasi e ndjek drejtësia, pasi ka aktakuzë prej Kosove, pasi e shti në listë të zezë SHBA. Çka është kjo? Është larje e borxhit ndaj Serbisë, ndaj Vuçiqit, ndaj BIA-s. Kurti po i lan borxhet. A ka akt më transparent të tradhtisë sesa me u bë me armikun kundër ushtarëve të lirisë”.

    “Është akuzuar secili subjekt që ka pasë bashkëpunim me Listën Serbe për të qeverisur që buron nga Kushtetuta, që s’është e jashtëligjshme. Ndërsa vetë Kurti në fund ka bërë marrëveshje me Vuçiqin kundër UÇK-së”.

    “Ky po lan borxh. S’ka shqiptar tjetër që e kish bërë këtë. Ky është i nxanun i tyre. Është shpiun i tyre”.

    Haradinaj tha se takimi me të në vitin 2018 ishte bërë kur ai s’ishte i ndjekur nga drejtësia në Kosovë.

    “Radoiciq është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018. Pra, Policia e Kosovës në atë kohë, ka rastisur që kam qenë kryetar qeverie, por këto s’e ka bë qeveria, por drejtësia e Kosovës. E ka bastisur banesën e tij në veriun e Mitrovicës. Që atëherë Radoiçiq e ka lëshuar Kosovën, pra është i ndjekur nga Serbia dhe i ikur në Kosovë në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Që nga ajo kohë, që nga ajo ditë e bastisjes, kryetari i atëhershëm i Qeverisë, Ramush Haradinaj, deputeti i sotëm, kryetari i Aleancës s’ka komunikim me Radoiçiqin të çfarëdo natyre”.

    Haradinaj tha se kushdo që thotë se ka bisedë me të le ta publikojë.

    “Kur e ka ndjekë drejtësia jonë në atë kohë, ai i ka pasë të drejtat e veta me u përgjigj drejtësisë dhe me ardhë me u përballë me drejtësinë. Ka zgjedhur të ikë dhe si i ikur ndikimi i tij në proceset e brendshme në Kosovë u rishfaq me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit. Një njeri i ikur nga Kosova me pamundësi të operojë në Kosovë, pafuqi të vendimmarrjes në Kosovë na u ringjall me ardhjen kryeministër të Albin Kurtit.

    “Situata arriti që në atë kohë kur VV e shumë të tjerë me të drejtë kishin mendimet dhe kritikat e tyre për rolin e tij edhe të mëhershëm kur ishte ende i pandjekur nga drejtësia në Kosovë ka arritur që ai të kthehet në faktor me ardhjen e VV-së në pushtet dhe të Kurtit. Deri ku shkon ky faktorizim i tij, përkundër faktit që ishte i ndjekur nga drejtësia, ai u vendos edhe në listën e zezë të SHBA-së, gjatë kohës së qeverisjes së Albin Kurtit ai pos banesës në veri, të cilën ia bastisi Policia e Kosovës, ai ndërtoi një vilë të madhe e të bukur në liqenin atje. Ai arriti edhe si i ndjekur nga drejtësia e Kosovës bëri marrëveshje me Albin Kurti”.

    “Shihni dallimin! Në vitin 2018, ai i përndjekur nga Qeveria Haradinaj, këtë rast nga drejtësia e asaj kohe, tani Radoiçiq u kthye në faktor të marrëveshjeve me Kurtin”.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Kjo...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk janë të pranishëm në seancën e sotme të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë shënuar rritje të theksuar në...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se ka mbetur i befasuar me narrativën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se që nga vitit 2018 asnjëherë nuk ka pasë kontakt me Milan Radoiçiq, të kërkuarin...
    Lajme11 Tetor 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahet debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq, ka pyetur deputetët e...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka mërrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme ku po flitet për bisedën në mes të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.