×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vlerëson lart marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me ShBA-të

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

    Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kurti i uroi  mirëseardhje diplomatit amerikan në këtë vizitë të tijën të parë në vend, gjersa shprehu vlerësimin e lartë për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributit të tyre në çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.

    “Shtoi se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta, si miq, aleatë e partnerë, e cila reflektohet edhe nga dëshira e perceptimi edhe i vetë qytetarëve të vendit tonë. Kryeministri Kurti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, energjisë, sigurisë e më gjerë. Theksoi edhe progresin demokratik, ekonomik e shoqëror që ka njohur vendi ynë përgjatë këtij mandati qeverisës, me ç’rast veçoi edhe rëndësinë e sigurisë dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

    Kreu i Qeverisë theksoi edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje edhe të samitit të Procesit të Berlinit të hënën e ardhshme, ku trajtoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila i kontribuon qytetarëve të dy vendeve.

    Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri Alexander Kasanof si dhe partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionerëve të rinj. Ai shtoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e dyanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.

    “Përgjatë takimit u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ozkan Ulutash. Osmani shprehu mirënjohjen e saj...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Çështja e furnizimit me ushqim në FSK ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në Kosovës ditëve të fundit. Lidhur me këtë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, është takuar sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër 38-vjeçarit nga Kosova. Kështu thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme. B.R,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënon 25-vjetorin, duke përkujtuar rrugëtimin e saj historik dhe udhëheqjen e liderit, ish-kryeministrin historik, e ish- presidentin Hashim...
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanoff, nuk ka dashur të deklarojë sot para gazetarëve për bisedimet me presidenten Vjosa Osmani...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, në emisionin DPT ka folur për përgjimin e ri të publikuar në mes të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.