×
  • Opinione
  • Opinione

    Përgjimet – me mosdëgjueshmëri qytetare duhet ndalur pushtetin kuisling të Kurtit që qeverisë në koordinim me Beogradin

    Hisen Berisha
    10 Tetor 2024

    Shkruan Hisen Berisha:

    Pas publikimeve të reja të bisedës telefonike mes kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së dhe Radoiçiqit, mendoj se një situatë e tillë kërkon një reagim të shpejtë dhe të vendosur brenda parlamentit, deri në mosdëgjueshmëri qytetare.

    Një hetim korrekt dhe i thellë është i nevojshëm për të siguruar që çdo vendim i marrë të jetë i bazuar në fakte dhe jo thjesht në perceptime, si dhe për të hetuar deri ku shkon dëmi politik i shkaktuar ndaj vendit dhe qytetarëve, me theks në dialog dhe marrëveshjet antikushtetuese e dokumentet që janë prodhuar në proces, e që përbëjnë detyrime kontraktuale ndërkombëtare për Kosovën.

    Është dëshmuar tashmë, me zë e pamje, se Mimoza Kusari Lila është koordinuar me Radoiçiqin, dhe duke marrë parasysh përfitimet e tij edhe pas shpalljes në listën e zezë të SHBA-së dhe pas sulmit në Banjë, atëherë nuk ka asnjë dyshim se veprimet e saj përbëjnë një shkelje serioze të etikës dhe integritetit institucional.

    Është dëshmuar po ashtu akuza se ajo është koordinuar me Radoiçiqin për të eliminuar veteranët nga Ligji për Pagën Minimale, dhe kjo përbënte një shkelje të rëndë të besimit publik, me theks në moralin dhe nderin e luftëtarëve.
    Kjo përbën arsye të mjaftueshme për të kërkuar masa ligjore me vendim gjyqësor për mosqenie pjesë e institucioneve dhe funksioneve publike, e përcjellë edhe me largimin e saj nga Kuvendi. Kjo duhet të largohet nga pozitat publike për të shmangur çdo kompromis të mëtejshëm në dëm të integritetit politik shtetëror.

    Veprimi me masa ligjore e parlamentare justifikohet për faktin se përfaqësuesit e popullit duhet të veprojnë gjithnjë në interes të qytetarëve dhe jo në marrëveshje të fshehta që minojnë interesat e grupeve të caktuara, siç është në këtë rast kategoria më sublime, veteranët.

    Transparenca dhe përgjegjësia politike janë thelbësore për të ruajtur besimin e publikut në institucionet e qeverisjes. Këto publikime janë komprometim i interesave shtetërore, prandaj masat për të mbrojtur integritetin e institucioneve dhe për të ruajtur besueshmërinë e qeverisjes janë të domosdoshme.

    Nëse opozita ose grupet e tjera parlamentare nuk ndihen të përfaqësuara dhe të përfaqësuara ndershmërisht, çdo veprim politik ligjor do të ishte një formë legjitime presioni për të siguruar integritetin e institucioneve. Po kështu, janë të arsyetuara edhe veprimet e shoqërisë civile, duke i ngritur masat popullore që ndihen të fyer nga këto veprime kolaboracioniste, që të ngrihen në padëgjueshmëri civile. Ngase veprimet e pozitës përbëjnë një shkelje serioze të etikës dhe integritetit institucional.

    Ndërmarrja e këtyre veprimeve ligjore e kushtetuese dhe ndërgjegjësimi qytetar për veprim janë domosdoshmëri, për të mbrojtur besimin e vetë qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre dhe për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Opinione10 Tetor 2024
    Shkruan Faton Abdullahu: Ti bije shkurt. A është PDK-ja subjekti më i madhe politik i të gjitha kohërave në Kosovë ? Po....
    Opinione09 Tetor 2024
    Burimi: The Financial Times, Gideon Rachman. A mund të afrohet fundi i Republikës Islamike të Iranit? I papëlqyer në vend, nën sulmet...
    Opinione08 Tetor 2024
    Shkruan Hisen Berisha: Vendimi i fundit i Kurtit për të hequr bllokimin e mallrave nga Serbia është një hap tjetër që dëshmon...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në 25-vjetorin e themelimit të partisë, priti në takim bashkëshorten e Hashim Thaçit, Lumnijen dhe të Kadri...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se për 24 vjet, qeverisë e Kosovës nuk mund të zgjidhnin problemin e konsumit në...
    Vip10 Tetor 2024
    Aktorja Arjola Demiri është nënë e tre fëmijëve. Ajo ka kohë që i ka ndarë rrugët me ish bashkëshortin mirëpo një postim...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, u shpreh i lumtur edhe për...
    Lajme10 Tetor 2024
    Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses Trajnimin Taktika me...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayiip Erdogan, ka bërë thirrje nga Tirana që të ndalen luftimet në Gaza dhe Liban. Në një konferencë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.