×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli ndryshon vendimin e Themelores, Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

    Më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi Gogajn me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia

    Në vendimin e Apelit, i cili është marrë më 3 tetor 2024, thuhet se është aprovuar ankesa e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha përkitazi me vendimin mbi dënimin me burgim për pikën II të dispozitivit të aktakuzës, ndërsa aktgjykimi i Themelores u ndryshua sa i përket kësaj pike, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Sipas Apelit, dënimi me burgim është në ekzekutim e sipër dhe të akuzuarit i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga 23 shtatori 2018 e deri në përfundim të dënimit të shqiptuar me burgim, por jo më gjatë sesa dënimi i shqiptuar.

    Po ashtu, i akuzuari mbetet në paraburgim deri në marrjen e një vendimi tjetër.

    Kurse, janë refuzuar si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan, përfaqësuesit të palës së dëmtuar- avokatit Berat Tmava dhe ajo e avokatit Berisha sa i përket pikës I të dispozitivit të aktakuzës.

    Më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar  me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt. Kurse, Isuf Cacaj me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

    Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

    Ndërsa, më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi sërish me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa Isuf Cacaj u dënua me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së në Malishevë, Mirlinda Gashi, ka dalur publikisht në përkrahje të NISMA-s dhe koalicionit AAK-NISMA. Ajo ka...
    Lajme09 Tetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas raportimit nga një qytetar, ka gjetur një biznes i cili ishte duke operuar ilegalisht pa licencë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme  ndryshoi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca përgatitore, ku tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim do të deklarohen rreth fajësisë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se e ka mashtruar një grua tjetër duke ia marrë 250 euro me pretekstin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill thotë se nevojitet normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbrëmë në një...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.