Policia e Kosovës, ditët e fundit ka marr aksion në veriun e Kosovës, duke arrestuar edhe disa persona në lidhje me kontrabantë.
Këto aksione të Policisë së Kosovës, në veriun e Kosovës, nga opozita po shihen më shumë si aksione për mbulimin e dështimit të Qeverisë Kurti, se sa si aksione që kanë për synim shtrimin e sovranitetit dhe ligjshmërisë në vend.
Madje, nga opozita thonë se aksione të tilla bëhen kryesisht në kohën kur Qeveria bën gabime në anët tjera.
Berisha për aksionet në Veri: Kurtit e Vuçiqit i duhen këto aksione për ti mbuluar dështimet e tyre
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti përmes Policisë së Kosovës, ndërmerr aksione në veriun e vendit, në mënyrë që të inskenoj situata që të tërheq vëmendjen e publikut nga dështimet e saj nga brenda dhe nga premtimet e dështuara.
‘’Gjitha këto janë skenare që Kurtit dhe Vuçiqit i duhen për të bërë skenare, që ta heqin vëmendjen e qytetarëve nga dështimet dhe kauzat e rrejshme me të cilat erdhi në pushtet’’ thotë ai.
Deputeti Berisha potencon se Kurti po e mbanë veriun e vendit si kartë me të cilën ai po luan sa herë që po i duhet të inskenoj gjëra të tilla.
‘’ Pra sa herë ka presion nga partnerët ndërkombëtar, Kurti inskenon këso situata në veri dhe vetëm këtë kartë po e mbanë Kurti për zgjedhje. Ky është mirazh i marshimit të tij’’ tha ai.
Berisha, shton se po ashtu do të duhej të dihej se çfarë kishte edhe nԯ kamionin e ndaluar në Veri.
‘’Këta e kanë pasur gjithë gojën sovranitet, kemi ndalur kontrabandën, e para dy jave a doli Qeveria me qëndrim se kanë ndaluar një kamion me mallëra, duhet pyetur se çfarë mallërash ishin, ku janë destinuar ato mallëra, çka ka pasur në atë kamion e plotë pyetje tjera’’ u shpreh Berisha.
Elezi: Aksionet tregojnë se Policia punon pa dallime etnike
Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se Policia e Kosovës, po bën aksione në veri, pa dallime etnike.
”Policia e Kosovës në vazhdimësi është koordinuar me AKI-në, me të cilët bëjnë matje në kohë reale në mënyrë që të dihet se çfarë të plasohet në opinion. Policia e Kosovës pa dallime etnike bën zbatimin e ligjit’’ thotë ai.
Elezi, thotë se këto aksionet e Policisë së Kosovës në veri, nuk kanë ndonjë ndërlidhje me aksionet e fundit të bëra në Ministrinë e Infrastrukturës.
‘’Aksionet e fundit tregojnë se Policia e Kosovës bën veprime mbi baza të ligjit dhe jo mbi baza etnike. Pra veprimet e Policisë në veri dhe veprimet e tyre politike, nuk ndërlidhën mes vete. Ekziston akoma rreziku për sulm tjetër në Veri’’ tha ai.
Për Elezin, aksionet e tilla tregojnë para ndërkombëtareve se Kosova është e gatshme të sundoj ligjin edhe kur janë në pyetje pushtetarët.
‘’Ndërkaq për aksionin e sotëm, tregon se Kosova është e gatshme të sundoj ligjin edhe kur janë në pyetje pushtetarë dhe nuk kisha dashur të i ndërlidhi këtë aksion me ato në Veri’’ u shpreh Bedri Elezi. /FrontOnline/