×
  • Lajme
  • Lajme

    Seancat përgatitore për Januzin dhe të tjerët përfundojnë më herët

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë mbajtur gjatë ditës së sotme konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët.

    Është njoftuar se Trupi Gjykues ka lëshuar një numër urdhrash gojorë të cilët bazohen në datën e parashikuar për fillimin e gjykimit, më 8 nëntor 2024.

    Por, ndonëse është paralajmëruar se do të ketë seanca do të vazhdojnë për disa ditë, ato kanë përfunduar sot.

    “Kjo ishte konferenca e fundit përgatitore për gjykimin në këtë çështje, prandaj seancat për pjesën e mbetur të kësaj jave janë anuluar”, u tha në njoftimin e DhSK-së.

    “Trupi Gjykues trajtoi mosdisponueshmërinë e mbrojtësit kryesor të Januzit më 11 dhe 12 nëntor. Trupi Gjykues vendosi që, nëse është e nevojshme, Januzi mund të përfaqësohet nga bashkëmbrojtësi i tij gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e Mbrojtjes që deri më 4 nëntor 2024 të dorëzojnë listat e dëshmitarëve. Së fundi, Trupi Gjykues njoftoi se do të nxjerrë një numër vendimesh përkatëse në kohën e duhur, duke përfshirë atë për datën e fillimit të gjykimit”, u tha në njoftimin e DhSK-së.

    Aktakuza ndaj Ismet Bahtijarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

    Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.

    Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) të Ligjit.

    Më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

    Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Kurse, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve,  tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gramos Agusholli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një vendim të drejtë, pas presionit...
    Lajme08 Tetor 2024
    Emsiari amerikan dhe zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Aleksander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor, është mesazhi i përbashkët i presidentëve të shteteve të rajonit nga...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një aksident ka ndodhur në hyrje të Rrëshenit të Shqipërisë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv....
    Vip08 Tetor 2024
    Këngëtarja e famshme Beyonce po përballet me akuza nga ndjekësit e saj. E gjithë kjo vjen pasi e njëjta thuhet se kishte...
    Kronika08 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gajkovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit me inicialet E.Ll. Sipas prokurorisë,...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një aksident ka ndodhur në hyrje të Rrëshenit të Shqipërisë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, shkruan Abcnews.al. Bëhet e...
    Kronika08 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan. Kjo seancë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.