×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një muaj nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, Harris vijon të kryesojë në sondazhe

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Vetëm një muaj kanë mbetur nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, zgjedhje këto që do të vendosin jo vetëm fatin e Amerikës, por edhe atë të botës.

    1.4 milionë amerikanë kanë hedhur votat e tyre tashmë në shtetet ku qendrat e votimit janë hapur për votim paraprak, ndërsa të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre politik deri në 5 nëntor e kanë 244 milionë votues amerikanë.

    Një sondazh i fundit i “The Guardian” ka treguar se Harris kryeson ndaj Trump me 3 pikë përqindje, ose e thënë ndryshe 49,3% e qytetarëve amerikanë thonë se do të votojnë kandidaten Demokrate ndërsa 46% e tyre janë shprehur se do të votonin ish presidentin dhe kandidatin repulikan, Donald Trump.

    Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Harris dhe Trump pritet të luftojnë dhëmbë për dhëmbë në muajin e fundit të fushatës, që janë gjithashtu edhe 30 ditët më të rëndësishme për të bindur apo për t’iu ndryshuar mendje votuesve amerikanë.

    Shtetet më të rëndësishme të betejës presidenciale janë Pensilvania, Miçigani, Wisconsin, Nevada, Karolina e Veriut, Georgia si dhe Arizona. Këto shtete njihen ndryshe edhe me termin “shtetet e lëkundura”.

    Çështjet kryesore për votuesit Amerikanë vijojnë të jenë ekonomia, punësimi, të drejtat e abortit, shëndetësia si dhe emigracioni i paligjshëm.

    Javët e fundit kanë sjellë një ndryshim të shpejta në sondazhet e mediave ndërkombëtare me përmirësim të ndjeshme të pozicionit të Donald Trump, megjithatë Kamala Harris vijon të kryesojë garën e ngushtë ndaj kandidatit republikan në shumicën e sondazheve.

    Muaji i fundit i fushatës presidenciale është quajtur shpesh here edhe si “Tetori i Surprizave”, pasi në politikën amerikane prej 50 vitesh ekziston një fenomen ku kandidatët presidencial mund të ndryshojnë qasjen e tyre mbi çështje të caktuara me synimin kryesor për të mposhtur Rivalët dhe për të siguruar fitore.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Të paktën një goditje e re raketore izraelte sapo ka goditur pjesën jugore të Bejrutit në Liban, pak më shumë se një...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Një zëdhënës i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit ka konfirmuar për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA se fluturimet në “disa” nga...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja në fshatin Jabllanicë të dielën pas përmbytjeve më vdekjeprurëse në Bosnje dhe...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se qeveria nuk do të ndalet asnjëherë së krijuari kushte të...
    Lajme06 Tetor 2024
    Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku humbën jetën tre të rinj pasi automjeti...
    Vip06 Tetor 2024
    Muzikanti dhe moderatori i njohur, Robert Berisha, ka kohë që ka bërë publike lidhjen e tij. Ai tashmë dihet se po shijon...
    Lajme06 Tetor 2024
    Javën që po vjen, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, vranëira por edhe me riga shiu. Kryesisht, gjatë gjithë javës...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në panelin e sotëm me temë “Politikat Qeveritare për Gratë dhe Vajzat”, diskutuan për...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Situata vijon të jetë problematike në lagjen “Karabash“ në Vlorë, e cila u përball me vërshime të ujit, baltës dhe inerteve për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.