×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për raportet me Ramën: Aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    ”Nuk mund ta bëj një kualifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se si janë raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga 1 deri në 10.

    Megjithatë Kurti ka shtuar se në kuptimin e vizionit të përbashkët, ai nuk ka dallime me Ramën.

    ”Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive. E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 marrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës”.

    ”Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, u shpreh ai për Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën.

    Tutje Kurti përmendi se rreth Ballkanit të Hapur, dallimi mes tij dhe Ramës është se “më së shumti është shpërdorur”.

    ”Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdorur është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e Ballkanit të Hapur ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”./klankosova

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në panelin për politika qeveritare për gra dhe vajzat në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së,...
    Lajme06 Tetor 2024
    Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë hapa që disa ekspertë thonë se i sfidojnë normat tradicionale diplomatike. Me fjalët...
    Lajme06 Tetor 2024
    Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit, vëllait të ish-kreyparlamentarit historik të Kosovës, Jakup Krasniqit. Në ceremoni morën pjesë qindra...
    Të tjera
    Sport06 Tetor 2024
    Erling Haaland mbetet dëshira kryesore e Barcelonës në afatin kalimtar veror. Ylli i Cityt mund të largohet nga kampionët e Anglisë, vetëm...
    Lajme06 Tetor 2024
    Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i vendos interesat e brendshme politike përpara interesave...
    Lajme06 Tetor 2024
    Disa persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një minibusi me targa të huaja në autostradën...
    Lajme06 Tetor 2024
    Tre të rinj vdiqën pasi vetura në të cilën ndodheshin ra në liqenin e Badocit mbrëmë, pak para mesnatës. Zjarrfikësit, të cilët...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur thellësisht i prekur nga vdekja tragjike e tre të rinjve që ranë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë, ku vdiqën tre persona në Liqenin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.