×
  • Lajme
  • Lajme

    Kupchan: Shfaqja e muskujve para Uashingtonit, lojë dritëshkurtër dhe e rrezikshme e Kurtit

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i vendos interesat e brendshme politike përpara interesave kombëtare.

    “Ngritja kundër Uashingtonit, shfaqja e muskujve dhe tregimi i njëfarë autonomie duket se e ndihmojnë Kurtin për të fituar popullaritet. Unë e shoh këtë si një lojë dritëshkurtër. Mund të jetë politikisht e dobishme në afat të shkurtër, por është e rrezikshme në afat të gjatë”, tha Kupchan për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së nuk pajtohet me Kurtin se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje. Kupchan thotë se marrëdhëniet e SHBA-së me Qeverinë e Kosovës janë në nivelin më të ulët ndonjëherë.

    “Uashingtoni dhe partnerët e Uashingtonit në Evropë nuk ndihen rehat me kthesën më konfrontuese që ka marrë kryeministri Kurti kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka qenë një periudhë e gjatë, kur Serbia është parë si problem, kur Serbia e ka penguar përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike. Por, Kurti e ka ndryshuar këtë. Tani kemi më shumë kritika të drejtuara ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit”, thotë Kupchan.

    Për të, kjo ka një shpjegim: Në Kosovë, më 9 shkurt, do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Kurti luan me kartën nacionaliste.

    “Duke parë pothuajse në çdo vend tjetër të botës se nacionalizmi funksionon mirë, Kurti mbyll institucione paralele serbe, instalon kryetarë shqiptarë në komunat me shumicë serbe, ndryshon rregullat e kartave të identitetit apo të targave të makinave…”.

    “Si shtet sovran, Kosova ka plotësisht të drejtë t’i bëjë këto gjëra, por mua nuk më duken hapa të zgjuar, nëse merret parasysh qëllimi final, që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe hapja e rrugës për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet atlantike”, thotë Kupchan.

    Për Kupchanin, suksesi afatgjatë i Kosovës si shtet, qëndron tek aftësia e saj për t’i naviguar me kujdes marrëdhëniet e jashtme, sidomos me aleatë të fuqishëm si SHBA-ja. Hapat e njëanshëm janë problem, sipas tij.

    “Mund të ndodhë që pas zgjedhjeve, Kurti – duke supozuar se do të rizgjidhet – të ketë një qasje tjetër, sepse zgjedhjet do të jenë pas tij dhe për të do të bëhet më e lehtë që të përqafojë një pozicion më bashkëpunues dhe më pak konfrontues”, thotë Kupchan

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, njofton se pas fillimit të operimit të ndërmarrjes Elektrosever Sh.p.k, nga 1 janar 2024, dhe marrjes përsipër...
    Lajme06 Tetor 2024
    Disa persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një minibusi me targa të huaja në autostradën...
    Lajme06 Tetor 2024
    Tre të rinj vdiqën pasi vetura në të cilën ndodheshin ra në liqenin e Badocit mbrëmë, pak para mesnatës. Zjarrfikësit, të cilët...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 është kthyer në operim pasi ka përfunduar remonti i rregullt vjetor. “Korporata Energjetike...
    Lajme06 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar natën e mbrëmshme si një “natë të kobshme” për vendin, pas...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan- Prishtinë ku kanë mbetur të vdekur tre persona. Atje vetura ka rënë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit. Ai ka thënë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se pas 26 vitesh të epopesë së UÇK-së, kanë filluar master planin...
    Lajme06 Tetor 2024
    Tre persona vdiqën mbrëmë pas një aksidenti që ndodhi në rrugën Gjilan – Prishtinë. Vetura me të cilin ata po udhëtonin, ra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.