×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i pret në takim presidentët Sejdiu e Moisiu, ZKM: Iu gëzuan progresit ekonomik të Kosovës viteve të fundit

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ishin sot në Qeveri për një takim me kryeministrin Albin Kurti, pas të cilit, siç thotë zyra e shefit të Ekzekutivit, dolën të gëzuar.

    Sejdiu dhe Moisiu ishin mysafirë të Kurtit pasi të tre morën pjesë të shtunën në konferencën “Balkan Leadership Conference”, të organizuar nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë.

    Zyra e Kryeministrit tha se në këtë takim u diskutua për “progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës” e “marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri”.

    “Gjatë këtij takimi u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri lidhur me projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë mes republikave tona”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    Gjithashtu, ZKM thotë se “u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe botë”.

    “Z. Moisiu dhe z. Sejdiu i uruan Kryeministrit punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme edhe duke iu gëzuar faktit të progresit ekonomik të Kosovës të arritur gjatë viteve të fundit”, thuhet në njoftim.

     

     

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i vendos interesat e brendshme politike përpara interesave...
    Lajme06 Tetor 2024
    Disa persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një minibusi me targa të huaja në autostradën...
    Lajme06 Tetor 2024
    Tre të rinj vdiqën pasi vetura në të cilën ndodheshin ra në liqenin e Badocit mbrëmë, pak para mesnatës. Zjarrfikësit, të cilët...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit. Ai ka thënë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se pas 26 vitesh të epopesë së UÇK-së, kanë filluar master planin...
    Lajme06 Tetor 2024
    Tre persona vdiqën mbrëmë pas një aksidenti që ndodhi në rrugën Gjilan – Prishtinë. Vetura me të cilin ata po udhëtonin, ra...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, tha sot se rregulloret në lidhje me masat për siç tha “mbështetjen e popullit serb...
    Lajme06 Tetor 2024
    Në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan- Prishtinë, më saktësisht një veturë ka rënë në liqenin e Badocit. Zëdhënësja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.