×
  • Lajme
  • Lajme

    Një trup ishte në veturë, dy jashtë- komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë jep detaje për aksidentin tragjik në Badoc

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan- Prishtinë ku kanë mbetur të vdekur tre persona. Atje vetura ka rënë në Liqenin e Badocit.

    Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka dhënë detaje shtesë për Express.

    Ai tha se informatën e kanë pranuar në ora 23:49.

    Gashi bëri të ditur se kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë parë shenja dhe pjesë të veturës, mirëpo vetura nuk është parë meqë ka qenë e zhytur.

    Ai tha se kanë kërkuar angazhimin e FSK’së pasi kanë ekip të zhytjes.

    Gashi i tha Expressit se FSK fillimisht ka tërhequr dy trupa e pastaj veturën ku ishte edhe trupi i viktimës së tretë.

    “Në ora 23:49 , është pranuar informata se një veturë ka rënë ne Liqenin e Badovcit dhe ka njerëz brenda. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty janë parë shenja dhe pjesë të veturës që ka rënë në liqen, mirëpo, vetura ishte zhytur në ujë dhe nuk është pa. Është kërkuar që të angazhohet FSK pasi që kanë ekip të zhytjes. Ekipi i zjarrfikës së bashku me tre peshkatarë që kishin barkë kanë gjetur vendndodhjen e veturës dhe kemi tentuar për ta tërhequr nga uji , por nuk kemi arritur sepse ishte thellësi. Kanë arritur ekipet e FSK, ( ekipi i zhytjes) , kanë fillu kërkimin, është gjetur vetura dhe trupat e pajetë. FSK ka tërhequr dy trupa të pa jetë dhe ju kane dorëzuar shërbimeve mjekësore dhe IML. Kemi tërhequr edhe veturën ku ne te ishte edhe një person i pajetë”, tha ai për Express.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha Gazetës Express se si pasojë e aksidentit tre persona kanë vdekur.

    Ajo shtoi se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

    “Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.”

    Ndërkaq Sinjali raporton se tre të rinjtë të moshës rreth 21-vjeçare që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar natën e mbrëmshme si një “natë të kobshme” për vendin, pas...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit. Ai ka thënë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se pas 26 vitesh të epopesë së UÇK-së, kanë filluar master planin...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Tre persona kanë mbetur të vdekur mbrëmë, pasi vetura me të cilin po lëviznin ka rënë në Liqenin e Badocit. Komandanti i...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës,Përparim Rama ka reguar pas vdjekjes tragjike të tre rinjëve në Badoc ku ka shprehur keq ardhjen për...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së ka kërkuar nga Policia zbardhjen e rrethanave të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, nga i cili vdiqën tre...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës thotë se ia vlen të rrezikohet në raport me aleatët ndërkombëtarë të vendit dhe se është kundër disa veprimeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.