×
  • Lajme
  • Lajme

    Vaksinimi kundër gripit sezonal po zhvillohet normalisht

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Këtë vit në Kosovë 17 ditë më herët ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal.  Qytetarët po i përgjigjen thirrjes së institucioneve shëndetësore për t’u imunizuar kundër gripit. Për këtë proces Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës.

    Tash e 10 vjet vaksinën kundër gripit sezonal e merr vazhdimisht pensionisti Ismet Mustafa. Ai për KosovaPress thotë se kjo vaksinë e ndihmon ta ketë një dimër më të shëndetshëm. Madje Mustafa apelon edhe te të tjerët që ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

    hirrje për marrjen e vaksinave kundër gripit sezonal ka bërë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas Vitisë edhe këtë vit në afat rekord janë siguruar këto vaksina për qytetarët e rrezikuar.

    Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëjnë të ditur se procesi i vaksinimit po vijon normalisht. Faik Hoti nga IKSHP thotë se të gjitha komunat janë furnizuar me dozat e nevojshme të  vaksinave kundër gripit sezonal, transmeton Klankosova.tv.

    Procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal po shkon mjaft mirë edhe në Prishtinë.

    Specialisti i Mjekësisë Familjare pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Naim Sveçla thotë se në dispozicion si kryeqytet kanë 11 mijë doza vaksinimi.

    Ai thotë se krahas kategorive të parapara për vaksinim këtë vit, ka interesim për imunizim karshi gripit sezonal edhe nga profesionistët shëndetësorë.

    Sveçla theksoi po ashtu se deri tani i kanë imunizuar 400 persona dhe vaksinimi në Prishtinë po zhvillohet në 15 qendra të vaksinimit.

    Kategoritë si personat me sëmundje kronike nën moshën 65-vjeç, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5-vjeç me indikacione shëndetësore janë disa prej kategorive më me përparësi për t’u vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë  se parashikimet për rritjen ekonomike 3.9 për qind është e pamjaftueshme për...
    Lajme06 Tetor 2024
    Dje është ndaluar një veturë me targa të Shqipërisë të cilën po e drejtonte një shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit atij i...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka “kryer një seri sulmesh në shënjestër” në zonën e kryeqytetit të Libanit Bejrut gjatë natës. Ajo...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, drejtues të subjekteve politike opozitare kanë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Vetëvendosja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Ajo pritet të nis nga ora 10:30 dhe zgjat deri në 20:30. Ngjarja...
    Lajme06 Tetor 2024
    Moti sot parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11...
    Lajme05 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 4.10.2024 Bazuar në trendet e fundit, në pjesën e dytë të javës vijuese paraqitet mot relativisht më i...
    Lajme05 Tetor 2024
    Komuna e Malishevës është bërë me pesë mjete për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, si pasojë e një donacioni zviceran. “Qytetarë të...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë. Pavarësisht rezistencës së Gjermanisë, Bashkimi Evropian ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.