×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që janë në listë të zezë

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjithë personat që ai tha se komunikojnë dhe bashkëpunojnë me personat që gjenden në listë të zezë në Ballkanin Perëndimor.

    Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se Serbisë po ashtu duhet t’i kushtëzohen “përfitimet aktuale”, raporton Radio Evropa e Lirë, transmeton Klankosova.tv.

    “Andaj Perëndimit demokratik, në veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, ne u bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen përfitimet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme nga BE-ja, SHBA-ja e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen nga SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’. Përndryshe kriminelët që shëtisin të lirë, përndryshe listat e zeza, nuk janë efektive”, tha Kurti.

    Organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar.

    Kurti tha se lista e zezë duhet të japë “rezultate nëpërmjet sanksionimit të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta”.

    Ai kërkoi që autoriteteve të Kosovës t’i dorëzohet Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij, që Kosova i akuzon për organizimin e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës shtatorin e vitit të kaluar.

    Në Banjskë, më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të...
    Lajme05 Tetor 2024
    Derisa ende nuk dihet se si do të zbatohet urdhri i Gjykatës Speciale për kompensimin e viktimave në shumë prej 207 mijë...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje serioze, dhe ka arritur rezultate sa...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    13,415 qytetarë kanë aplikuar në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë për subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje. Sipas njoftimit të ME-së,...
    Lajme05 Tetor 2024
    Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve (ARF) janë parë sot tek Ura e Ibrit dhe në pjesë tjera të veriut të vendit....
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe demokratja Kamala Harris dhe republikani...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kur ishte ftuar për intervistimnë Prokurori ka përmendur emra prokurorësh si pjesë të grupeve...
    Lajme05 Tetor 2024
    Sociologia dhe politikania serbe, Vesna Peshiq, në një intervistë për Danas me rastin e 5 tetorit, datë kjo në të cilën para 24 vitesh...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.