×
  • Lajme
  • Lajme

    Sadiku apelon te qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal: Metodë për parandalimin e sëmundjeve infektive

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinas, Izet Sadiku, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal, pasi konsiderohet si metodë për parandalimin e sëmundjeve infektive.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Sadiku ka treguar edhe për kategoritë e qytetarëve më të rrezikuara nga gripi sezonal, siç janë punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna e personat me sëmundje kronike. Vaksinimi ka filluar më datë 30 shtator dhe jepet në 15 qendrat e mjekësisë familjare në Kryeqytet.

    “Po siç e dini që prej 30 shtatorit ka filluar vaksinimi në 15 qendrat mjekësisë familjare në Kryeqytet me vaksina të gripit sezonal, për arsye siç e dini është një sëmundje sezonale i cili tashmë gjatë muajit të dimrit, sidomos në muajin dhjetor e janar kur njerëzit grumbullohen më shumë dhe është një virus që përhapet çdo vit tek njerëzit dhe realisht ne kemi ftuar qytetarët që të vaksinohen”.

    “Sivjet ka filluar vaksinimi më herët, me qëllim që kjo të jep imunitet ndaj kësaj sëmundjeje, duke pasur parasysh se kjo sëmundje edhe pse është virale, të disa kategori të qytetarëve që kanë probleme më shumë shëndetësore, dhe këtë vit janë ato grupet më të rrezikshme sipas OBSh-së, siç janë punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, pastaj personat që kanë sëmundje kronike e kështu më radhë”.

    Sadiku ka thënë se zakonisht në Kryeqytet, numri i të vaksinuarve shkon në 11 mijë.

    “Prandaj, ne i kemi ftuar këto kategori që të vaksinohen dhe deri tash për këto ditë kemi mbi 500 qytetarë që kanë marrë vaksinën kundër gripit. Zakonisht, Prishtina mbi 11 mijë qytetarë e marrin këtë vaksinë gjatë kësaj periudhe, kështu që besojmë për këto ditë sa ka filluar vaksinimi procesi po shkon mirë”, u shpreh Sadiku, teksa apeloi që qytetarët që t’i marrin këto vaksina.

    Ndonëse e pranon se ka efekte anësore, Sadiku ka thënë se qytetarët nuk duhen të shqetësohen, pasi efekti parandalues është më i madh, raporton EO.

    “Efekti i vaksinës te gripi është shumë i mirë dhe zakonisht ata qytetarë të cilët e marrin vaksinën, shumica e tyre nuk sëmurën fare, ndërsa tek ndonjë rast i veçantë ata të cilët sëmurën e kalojnë pa simptoma, kështu që ky është efekti shumë i mirë i vaksinës, prandaj duke pas parasysh që vaksina jepet gratis, qytetarët po i ftoj që ofrohen në QKM-të dhe të marrin vaksinën, për arsye se ajo është një metodë shumë e mirë për ta mbrojtur nga sëmundjet infektive, këtë rast nga gripi sezonal”.

    “Zakonisht, efektet anësore janë të padiskutueshme, krahasim me efektet pozitive që ka vaksina e gripit. Efektet anësore mund të jenë ndonjë temperaturë, ndonjë dhimbje muskuli që zgjatin gjatë ditës që merret por janë shumë më të paketa se simptomat që i ka gripit, prandaj për këtë arsye janë të padiskutueshme”, deklaroi Sadiku.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili është edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie,...
    Lajme05 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris. Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka folur edhe për mospajtimet që...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij....
    Lajme05 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se në punëtoritë që po i mban në qytetet e Kosovës po jepen pikëpamje...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se agresioni i nisur i Rusisë kundër Ukrainës ka qenë një ndyrshim loje në mendësinë...
    Lajme05 Tetor 2024
    Berat Rukiqi i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja. Duke publikuar një statistikë nga Vjetari...
    Lajme05 Tetor 2024
    I aksidentuari me motoçikletë në Prizren është në gjendje të rëndë. Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të djeshme, qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ujë. Në pamjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.