×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të djeshme, qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ujë.

    Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihen lagje të tëra të mbuluara nga uji; nga Xhamia, bulevardi dhe Lagjia Kushtrimi.

    Një ditë më parë situata në këtë qytet ishte alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut, daljes jashtë kontrollit të kanalit të ujërave të larta dhe përmbytjeve në shumë lagje. Për këtë arsye u evakuuan mbi 30 familje, të cilat u strehuan në konviktin e mjekësisë, ndërsa banorët mbetën pa ujë dhe pa drita.
    Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte aq e madhe sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë.

    Në orët e vona të mbrëmjes u mblodh shtabi i emergjencave civile, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha. Në të u diskutua evidentimi i zonave të cilat kanë prezencë uji dhe kanë nevojë për ndërhyrje, menaxhimi i trafikut në qytet, furnizimi i pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit dhe koordinimi dhe menaxhimi ndërmjet strukturave të bashkisë dhe policisë për familjet e evakuuara.

    Gjithashtu nisi puna në terren për pastrimin e kanaleve, të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve.

    Për të normalizuar situatën në ndihmë të tyre shkoi edhe ushtria. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes Ministria e Mbrojtjes sqaroi se situata në Vlorë ishte drejt përmirësimit. /A2CNN/

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili, i akuzuar për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë që ka zhvilluar me Blerta Kllokoqi-Rugovën, ka pyetur këtë të fundit nëse ka ambicie...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë-Hercegovinën qendrore kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur, me qytete dhe fshatra të bllokuara...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    “Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin. Përkundrazi, ka njerëz...
    Lajme05 Tetor 2024
    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se kërkon nga bashkëpartiakët...
    Lajme05 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, ku ndër tjera ka...
    Lajme05 Tetor 2024
    Tabela të mençura me informacione që tregojnë për vendparkimet e lira apo jo, tashmë janë të vendosura në disa rrugë të Prishtinës....
    Lajme05 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Këtë javë, Federata e Sindikatave e Shëndetësisë mbajti një konferencë për media, ku listoi disa shqetësime të...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij derisa ka folur në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.