×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria çel zyrtarisht ambasadën në Ukrainë

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Shqipëria ka çelur zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë.

    Në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme të Ukrainës, bëhet me dije se ambasadori i Shqipërisë në Kiev, Ernal Filo i ka dorëzuar letrat kredenciale zv/ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Yevhen Perebijnis.

    Perebijnis uroi Filon për nisjen e misionit të tij diplomatik dhe përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për të hapur ambasadën.

    “Ky është një hap historik në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Ukrainës dhe Shqipërisë”, tha ai.

    Zv/ministri ukrainas shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në luftën kundër Rusisë.

    “Ata diskutuan për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Formulën e Paqes së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, mbështetjen e vendit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO si dhe ndërveprimin e dy shteteve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, njoftoi ministria e Jashtme ukrainase.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë-Hercegovinën qendrore kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur. Disa nga skenat më të këqija...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    I gjithë territori shqiptar është përfshirë këtë të premte nga stuhi shiu. Intensiteti i lartë i reshjeve është shoqëruar me problematika në...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Të paktën 15 persona humbën jetën gjatë natës dhe mëngjesit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas informacioneve të konfirmuara deri më...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe modernizimi i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës...
    Lajme04 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë, Arben Mustafa i cili është ekonomistë me profesion ka deklaruar se nuk ka qeveri më jotransparente se kjo e...
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte. Osmani tha se populli...
    Lajme04 Tetor 2024
    Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup paramilitar i armatosur serb, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, tashmë terroristin...
    Lajme04 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike ka prezantuar të premten pesë kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit. Prezantimin e tyre e ka bërë nënkryetari i...
    Lajme04 Tetor 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka paditur presidenten Vjosa Osmani për shpifje.Rreth tre muaj më parë Elezi kishe publikuar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.