×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me Nushin, flet për përmirësimin e pozitës së grave në të gjitha fushat e jetës

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefen e UN Women në Kosovë, Vlora Nushin.

    Sipas një komunikate nga ana e Zyrës së Kryeministrit, takimi u fokusua në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar agjendën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në Kosovë, drejt një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

    Në këtë takim, u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm ndaj përmirësimit të pozitës së grave dhe vajzave në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edukimin, tregun e punës dhe pjesëmarrjen politike.

    “U vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe UN Women, në 25-vjetorin e pranisë së UN Women (UNIFEM) në Kosovë, në përpjekjet për promovimin e të drejtave të grave dhe krijimin e një mjedisi ku gratë dhe vajzat të kenë mundësi të barabarta”.

    “Gjatë takimit të përbashkët ku prezent ishte dhe drejtorja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, u përmend edhe 30-vjetori i Platformës së Pekinit, një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e lëvizjes globale për barazinë gjinore. U diskutua për përparimin e arritur në Kosovë, që nga miratimi i kësaj platforme historike, por gjithashtu u theksua nevoja për të intensifikuar përpjekjet për të adresuar sfidat, përfshirë parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje”.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes Programit për...
    Lajme04 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, është shprehur se legjislatura e tanishme, është legjislatura më pak produktive në...
    Lajme04 Tetor 2024
    Reshjet e shiut dhe paralajmërimi për përmbytje të mundshme ka mobilizuar institucionet e sigurisë dhe emergjencave në kuadër të Komunës së Prishtinës....
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre shtetasve nga Shqipëria, të cilët janë në kërkim si të dyshuar...
    Lajme04 Tetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nënën e tij në...
    Lajme04 Tetor 2024
    Si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka mbetur i vdekur një person. Rastin për Front Online,...
    Sport04 Tetor 2024
    Tre prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriq e Florent Muslija kanë pranuar se në grumbullimin e kaluar të  përfaqësueses kanë shkelur...
    Lajme04 Tetor 2024
    Komandanti i ri i KFOR-it ka mbërritur në Kosovë. Enrico Barduani nga 11 tetori do ta pasojë Ozakn Ulutash, i cili udhëhoqi...
    Lajme04 Tetor 2024
    Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni së bashku me zyrtarët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.