×
  • Lajme
  • Lajme

    FAO dhe UN Women lansojnë projektin për fuqizimin e grave rurale të Kosovës

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi dhe zyra e UN Women në Kosovë lansuan bashkërisht projektin “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim – ADA, duke mbledhur përfaqësues institucionalë të nivelit të lartë, palët e interesit dhe përfituesit.

    Ky projekt, sipas një komunikate, synon të adresojë barrierat strukturore që pengojnë fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale të Kosovës, duke prezantuar teknologji që kursejnë kohën dhe e lehtësojnë punën në prodhim, metoda inovatove të marketingut të produkteve bujqësore dhe synon ta adresojë e trajtojë edhe diskriminimin dhe dhunën me bazë gjinore.

    I fokusuar në tri komuna të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë të Jugut, Istog dhe Skenderaj, ky projekt është dizajnuar për t’i fuqizuar gratë rurale duke forcuar njohuritë, aftësitë dhe përmirësuar qasjen e tyre në burime për gjenerimin e të ardhurave përmes bujqësisë së qëndrueshme dhe agroturizmit.

    Për më tepër, kjo nismë synon përmirësimin e mjedisit institucional dhe angazhimin e komunitetit duke mundësuar zbatimin e veprimeve të përgjegjshme karshi çështjeve gjinore. Gjatë ngjarjes së lansimit, Ambasadori Austriak në Kosovë, Georg Schnetzer, deklaroi se gratë rurale janë ndër kategoritë më në nevvojë në Kosovë dhe mbështetja është jetike për zhvillimin e mëtejshëm.

    “Për të adresuar këto sfida dhe për të promovuar barazinë gjinore, është thelbësore fuqizimi ekonomik i grave rurale dhe sigurimi i qasjes së barabartë në burime dhe mundësi. Të gjitha sfidat me të cilat ato përballen ishin faktorët kryesorë që na shtynë të mbështesim këtë projekt.”

    Në anën tjetër, zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi theksoi se një mbështetje e tillë do të kontribuojë në adresimin e pabarazive gjinore dhe fuqizimin e grave rurale për zhvillimin e sektorit akrikulturor.

    Demelezi konfirmoi se MBPZHR është e përkushtuar të kontribuojë edhe financiarisht në këtë projekt.

    “Gratë në zonat rurale janë kyçe për prodhimin bujqësor dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonave rurale. MBPZHR gjatë vitit 2023 ka subvencionuar më shumë se 4000 gra përfituese me rreth 8 milionë euro dhe ky projekt do të fuqizojë më tej gratë rurale”.

    Gjithashtu, duke folur në këtë ngjarje, Arnhild Spence, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, theksoi rëndësinë e investimit në zhvillimin rural në Kosovë, pasi është e domosdoshme që OKB-ja dhe qeveritë të punojnë bashkërisht drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.

    “Gratë rurale të Kosovës janë absolutisht shtylla e sektorit të bujqësisë, por ato përballen me sfida të ndryshme sa i përket qasjes në burime. Duke i pajisur gratë rurale me aftësitë e duhura, ne mund të rrisim produktivitetin e sektorit të bujqësisë dhe ky është një objektiv i rëndësishëm për ne”.

    Ngjarja gjithashtu përfshiu përfaqësues nga komunat e Mitrovicës së Jugut, Skenderajt dhe Istogut. Në fjalimet e tyre, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe Nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj, theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe projektit për zhvillimin rural në komunitetet e tyre.

    Projekti do të zbatohet për një periudhë prej 30 muajsh me synimin për të fuqizuar gratë rurale në Kosovë, veçanërisht ato të margjinalizuara, duke i ndihmuar t’i rrisin të ardhurat përmes bujqësisë së qëndrueshme dhe aktiviteteve të agroturizmit që marrin parasysh ndryshimet klimatike.

    Ky projekt gjithashtu do të kontribuojë në iniciativat për bujqësinë dhe zhvillimin rural të Kosovës, barazinë gjinore në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, dhe prioritetet e Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 2021-2025 për barazinë gjinore.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Reshjet e shiut dhe paralajmërimi për përmbytje të mundshme ka mobilizuar institucionet e sigurisë dhe emergjencave në kuadër të Komunës së Prishtinës....
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergiy Maslichenko. Bulliqi,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Tri anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Mimoza Berisha, Indire Olluri dhe Flota Bujupi kanë njoftuar se kanë dhënë dorëheqje nga kjo...
    Të tjera
    Sport04 Tetor 2024
    Tre prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriq e Florent Muslija kanë pranuar se në grumbullimin e kaluar të  përfaqësueses kanë shkelur...
    Lajme04 Tetor 2024
    Komandanti i ri i KFOR-it ka mbërritur në Kosovë. Enrico Barduani nga 11 tetori do ta pasojë Ozakn Ulutash, i cili udhëhoqi...
    Lajme04 Tetor 2024
    Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni së bashku me zyrtarët e...
    Sport04 Tetor 2024
    FIFA ndihmon klubet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025, duke hapur një sesion të ri afatit...
    Lajme04 Tetor 2024
    Një aksident mes një kamioni dhe veture ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një...
    Lajme04 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia bën të ditur se për rastin ishte njoftuar rreth orës 12:20, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.