×
  • Lajme
  • Lajme

    Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve vizitoi Prokuroritë Themelore në Gjakovë dhe Pejë

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni së bashku me zyrtarët e deleguar nga institucionet ligjzbatuese në këtë zyrë dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, vizituan sot Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë.

    “Gjatë takimeve të mbajtura në këto prokurori, Hyseni i njoftoi  të pranishmit për funksionalizimin e Zyrës për Rikthim të Aseteve, si dhe Procedurat Standarde të Veprimit, duke kërkuar bashkëpunim nga prokurorët e këtyre prokurorie me këtë zyrë, me qëllim të këshillimit dhe ndihmës për të gjithë prokurorët që kanë raste ku duhet të aplikohen procedurat për rikthimin e aseteve”, thuhet në komunikatën për media.

    “Gjatë këtyre takimeve është diskutuar dhe janë shkëmbyer mendime mbi përmirësimin e procedurave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ku në këtë drejtim ishte gjurmi, ngrirja dhe sekuestrimi i aseteve të përfituara përmes veprave penale, si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar për rritjen e efektivitetit në këtë proces, u konsiderua kyç për suksesin e këtyre përpjekjeve, duke ndihmuar në kthimin e aseteve të paligjshme dhe zbardhjen e rasteve të rëndësishme kriminale”.

    Kryeprokurori, i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Enis Gashi, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli  së bashku me prokurorët e këtyre prokurorive falënderuan pjesëmarrësit për vizitën e tyre duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me këto institucione për të arritur rezultate sa më të mira.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre shtetasve nga Shqipëria, të cilët janë në kërkim si të dyshuar...
    Lajme04 Tetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nënën e tij në...
    Lajme04 Tetor 2024
    Si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka mbetur i vdekur një person. Rastin për Front Online,...
    Të tjera
    Vip04 Tetor 2024
    Këngëtari Ylli Limani muaj me parë ka treguar lajmin e bukur pasi është bërë dajë. Motra tij Hana është bërë nënë që...
    Sport04 Tetor 2024
    Ferizaj ka kaluar në avantazh ndaj Dukagjinit.Skuadra e Arsim Abazit ka realizuar për 1 me 0. Abdul shënoi në portën kundërshtare në...
    Lajme04 Tetor 2024
    Analisti, Shenoll Muharremi, ka publikuar disa statistika zyrtare e ku në to tregohet se Qeveria Kurti ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier është shprehur se që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë. Ai...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin që pati gjatë qëndrimit në Varshavë me historianin e njohur polak, Adam Michnik. Për këtë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, bashkëshortja e tij, si dhe nga sekretarja e përgjithshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.