×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Përfaqësuesit e bizneseve: Gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti” janë mbyllur 18 mijë biznese dhe mbi 20 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Debat i ashpër është zhvilluar ditëve të fundit mes përfaqësuesëve të opozitës dhe zyrtarëve qeveritar sa i përket numrit të bizneseve të mbyllura gjatë vitit të kaluar në Kosovë.

    Sipas Arben Mustafës nga PDK-ja, i cili i është referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë 13.302 biznese të mbyllura.

    Me këto shifra nuk është pajtuar ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se vetëm 1602 biznese janë shuar vitin që lamë pas.

    Në anën tjetër, statistika krejt tjera prezantojnë përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.

    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka theksuar për Front Online se rreth 18 mijë biznese janë mbyllur gjatë katër viteve, periudhë kjo kur në krye të Qeverisë ka qenë Albin Kurti.

     “Brenda katër viteve zyrtarisht janë shuar 6733 biznese, kurse jo zyrtarisht bizneset e shuara, bizneset e falimentuara, bizneset pasive, të mbyllura, në nivel vjetor janë rreth 4500 apo rreth 18 mijë biznese në një periudhë katër vjeçare e që supozohet se kanë mbetur pa punë mbi 20 mijë persona”, tha Shahini.

    Shahini ka treguar edhe statistikat e hapjeve të bizneseve të reja.

    “Janë hapur 42.957 biznese të reja, që përafërsisht janë diku 45 mijë punëtorë. Mesatarja e punësimit në kompanitë e reja ka qenë 1.3 punëtor për kompani. Nga janari deri në gusht janë hapur rreth 8 mijë biznese dhe janë mbyllur 1080 biznese në këtë periudhë”, deklaroi Shahini.

    Shahini: Kosova është pas Ukrainës me zhvillim ekonomik

    Agim Shahini nga AKB  ka thënë për “Front Online” se deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë nuk përkojnë me trendin pozitiv të ekonomisë.

    Ai tha se Kosova është në vendit e fundit pas Ukrainës për zhvillimin ekonomik.

    “Qeveria Kurti vazhdimisht ka deklaruar për trendin pozitiv të ekonomisë, por statistikat që ne i kemi tregojnë se trendi nuk është në nivelin e duhur, është negativ dhe Kosova mbetet më së keqi në Evropë pas Ukrainës dhe kjo tregon më së miri se çka ka bërë Qeveria Kurti për bizneset”, u shpreh Shahini.

    Ish-ministri i Tregtisë: Ekonomia nuk rritet me skema sociale

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka folur për “Front Online” lidhur me trendin e mbylljes së bizneseve në Kosovë.

    Krasniqi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se është faktori kryesor për mbylljen e bizneseve.

    Ai tha se ministri i Financave po mburret me rritjen e të hyrave të ATK që vijnë si pasojë e gjobave.

    “Këtë vit po vërehet dukshëm mbyllja e bizneseve, faktori i parë gjendja e krijuar nga qeveria.  Çmimet janë rritë në vazhdimësi. Ndëshkimet e presionet nga ATK e mburrja e Muratit për rritjen e të hyrave janë si pasojë e gjobave që po i shkaktojnë bizneseve, dhe pastaj po mbyllen”, deklaroi Krasniqi.

    Krasniqi thotë se nuk zhvillohet ekonomia me skema sociale të Qeverisë.

    Ai deklaron se proklamimet e ministrit Murati për rritje ekonomike janë për mjerim.

    “Qeveria i ka ngarkuar me gjoba e tarifa bizneset s’i ka ndihmuar. S’ka investitor strategjikë, ekonomia nuk rritet me skema sociale dhe me shifrat që i proklamon Murati janë kamuflazhe e për mjerim, zhvillimi i Kosovës është sikur në kohën e pandemisë”, përfundoi Krasniqi./FrontOnline/

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Tetor 2024
    Institucionet kosovare, por edhe mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, kanë parashikuar se Kosova do të ketë rritje ekonomike prej rreth 4 për qind më...
    Ekonomi01 Tetor 2024
    Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ende s’është bërë bërë ekzekutimi i pagave...
    Ekonomi30 Shtator 2024
    Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator. Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Në raportin gjashtë mujor për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili pritet të debatohet më 30 tetor...
    Lajme04 Tetor 2024
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 30 tetor. Kështu është vendosur në agjendën e KS të OKB-së....
    Lajme04 Tetor 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sonte për vizitë në dy fshatra të komunës së Malishevës. Ai ka njoftuar se në...
    Lajme04 Tetor 2024
    Objekti i zjarrfikësve në Zveçan është duke u rinovuar. Gjatë ditës së sotme këtë objekt e ka vizituar kryetari i Komunës së...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    I gjithë territori shqiptar është përfshirë këtë të premte nga stuhi shiu. Intensiteti i lartë i reshjeve është shoqëruar me problematika në...
    Sport04 Tetor 2024
    Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e Junior-Paul Ngatta. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar me klubin nga kryeqyteti, duke u ofruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.