×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrol Company vjen me një kauzë gjatë muajit rozë

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Muaji tetor, i njohur si muaji rozë, shënon një periudhë të rëndësishme për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

    Ky muaj na fton të gjithë të kryejmë kontrolle të rregullta dhe të ofrojmë mbështetje për ata që po përballen me këtë sfidë, të cilët do t’ia dalin.

    Kauzës për këtë muaj i është bashkuar edhe Petrol Company, një kompani e njohur në fushën e derivateve. Gjatë dy ditëve të këtij muaji, kompania ofron shpërblime për gratë që janë anëtare
    si kliente.

    Pjesa më e madhe e stafit në Administratë të kësaj kompanie përbëhet nga gra, të cilave u ofrohet hapësirë dhe mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional. Pothuajse në të gjitha
    pozitat menaxhuese janë gra, duke reflektuar angazhimin e kompanisë për fuqizim në vendin e punës.

    Suzana Feta, njëra nga punëtoret, shprehet e kënaqur me mundësitë që ofron Petrol Company.

    Ajo vlerëson benefitet e shumta që shoqërojnë punën, si një ambient profesional dhe të këndshëm, transport të siguruar, shujta ditore, pagesë të plotë të kontributeve dhe sigurim
    shëndetësor.

    Me ndihmën e sigurimit shëndetësor, Suzana dhe kolegët e saj mund të planifikojnë kontrollat e rregullta pa u shqetësuar për koston, duke promovuar një kulturë të përgjegjshme ndaj
    shëndetit dhe mirëqenies në ambientin e punës.

    Pronari i Petrol Company, njëherësh udhëheqës i Unionit të Bizneseve, dhe Anëtar i Bordit të AKB, para pak ditësh organizoj panairin e Grave, në Albi Mall, me qëllim të promovimit të
    bizneseve dhe prodhimeve të tyre. Jusaj theksoi se më shumë se gjysma e popullësisë janë femra, dhe ato meritojnë ta kenë vendin e tyre në shoqëri,biznes dhe të gjithë sektoret (fjalimi: https://fb.watch/u-A0Ia2Vgb/).

    Jusaj gjithashtu theksoi mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e tyre dhe rëndësinë e fuqizimit të grave në sektorin e biznesit.

    Të gjithë së bashku, le të kontribuojmë për këtë kauzë të rëndësishme. Dhe të gjithë ata që janë duke u përballur me këtë sfidë, kujtojani vetës se ju keni përballuar edhe sfida të tjera të jetës dhe gjithmonë ia keni dalë, edhe kësaj here do t’ia dilni.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në organizimin për politikë dhe siguri në Evropën...
    Lajme04 Tetor 2024
    Partitë opozitare kanë pasur kritika në adresë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tyre, përkundër rritjes së buxhetit për barna esenciale,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam. Fillimisht, Jashari...
    Lajme04 Tetor 2024
    Hetem Vrajolli, ish-shofer i Shemsi Sylës, do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak. Kjo pasi dyshohet se i njëjti ka kryer...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kritikat ndërkombëtare për trajtimin nga qeveria e tij në raport me pakicën serbe në...
    Lajme04 Tetor 2024
    "Front Online" ka raportuar sot se Ridvan Muharremi është intervistuar nga Prokuroria Speciale. Kjo u konfirmua edhe nga vetë Prokuroria, ku njoftoi...
    Vip04 Tetor 2024
    Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur Bardhi ka ndarë në rrjete sociale një postim me ndjekësit e tij. Ky postim lidhej me...
    Kronika04 Tetor 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan njofton se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1513 gjoba trafiku. Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.