×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Ridvan Muharremit: Klienti im ndërmjetësoi vetëm verbalisht, tjetër kush kreu punët për rezervat shtetërore

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Ridvan Muharremi është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si i dyshuar për dallaveret me blerjen e rezervave shtetërore.

    Avokati i tij, Mahmut Halimi ka thënë se Muharremi i ka dhënë të gjitha shpjegimet në Prokurori për rastin.

    “Ridvan Muharremi është i pandehur, është i dyshuar. Tash po shohim, besoj që shpejt do të qartësohen gjërat dhe do të dihet gjithçkafi se ku është”, ka thënë Halimi përmes telefonit për “Betimi për Drejtësi”.

    Intervistimin e tij e ka konfirmuar edhe PSRK-ja.

    Ndërkohë, Halimi ka thënë se Muharremi ka qenë vetëm ndërmjetësues verablisht ndërsa të tjerët i kanë kryer punët.

    “Ky ka ndërmjetësu verbalisht dhe të tjerët i kanë kryer punët, e kontaktet i ka vë tjetër kush, absolut”, ka deklaruar Halimi.

    Halimi ka thënë se rasti ka të bëjë me blerjen e vajit dhe sheqerit por jo edhe të grurit.

    Sipas tij, Prokuroria i ka të gjitha provat lidhur me mallin që kishte mbërritur në portin e Durrësit dhe për heqjen e bllombave nga porositë që kishin mbërritur nga Turqia. Ai ka deklaruar se klienti i tij s’ka të bëjë asgjë me këtë rast pasi zyrtarët e ministrisë kanë qenë përgjegjës.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes...
    Lajme04 Tetor 2024
    Raporti në mes të Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në nivele...
    Lajme04 Tetor 2024
    Pasi tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për disa ditë me radhë ngjalli reagime në opinion,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Një i mitur në Shqipëri e ka therur me mjet prerës një të mitur tjetër. Policia ka bërë të ditur se i...
    Kronika04 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka sekuestruar dje një dron në Prishtinë, për fotografim dhe incizim të paautorizuar. Sipas Policisë, droni po operonte mbi...
    Lajme04 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij janë miratuar katër projektligje dhe 20 akte-nënligjore. Sipas tij, punë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë kanë filluar protestën e tyre para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk ua...
    Sport04 Tetor 2024
    Dueli mes Lazios dhe Nice mbrëmë u zhvillua nën kushte aspak të favorshme. Lazio triumfoi 4:1, duke prirë në renditjen tabelare pas...
    Sport04 Tetor 2024
    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.