×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandalizon zv/ministri i Kurtit për Banjskën/ Me pas mbetë në mëshirën e KFOR-it do ta negocionin se ku po mbetet kufiri me Serbinë, në Vushtrri, Mitrovicë, apo…

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    “Me pas mbetë në mëshirën e ndonjë komandanti të trupave të KFOR-it në rastin e Banjskës më 24 shtator 2023, mesiguri se kishim qenë duke negociuar se ku po e lëmë kufirin me Serbinë, në Vushtrri, Mitrovicë, apo diku tjetër”, këtë deklaratë skandaloze e ka bërë mbrëmë zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, në emisionin “Context” në ATV, raporton portali Front Online.

    Sipas Vokrrit, ka qenë gjaku i policit Afrim Bunjaku, sakrifica dhe vetëmohimi i kolegëve të tij, sepse siç ka thënë ai, e jo i ushtarëve të NATO-s të pranishëm në ditën e aktit terrorit të udhëhequr nga Milan Radojçiq.

    Pas këtyre deklaratave të Vokrrit, këtë të fundit e ka pyetur gazetari Lavdim Hamidi nëse është i vetëdijshëm se çka po flet, pasi që është zv/ministër i Qeverisë së Kosovës.

    “Jam shumë i vetëdijshëm.Unë jam tu folë për Banjskën për rastin e 24 shtatorit 2023”, është përgjigjur me bindje të plotë zv/ministri Vokrri.

    Edhe moderatori i emisionit Leart Hoxha e pyet këtë të fundit se a po thotë se BE-ja dhe NATO-ja kanë bërë komplot kundër Kosovës në Banjskë?

    “S’po du me fole më terma absolut, por çka dua të them është se ashtu ka ndodhur në Banjskë”, ka pohuar Vokrri.

    Për më tepër shikone videon e emisionit “Context”./Front Online/

     

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Telekomi i Kosovës ka njoftuar se sërish i janë bllokuar llogaritë nga Përmbaruesi Privat, lidhur me rastin e Z-Mobile. Në njoftim thuhet...
    Lajme04 Tetor 2024
    Më 25 shtator kryeministri Albin Kurti ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se Qeveria Kurti ende nuk ia ka plotësuar kërkesat Policisë së Kosovës. Ai...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgimtarë gjatë vizitës që po zhvillon në Francë. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin polak ka theksuar se lidhjet e Beogradit me Moskën janë një ndër...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Më shumë se 30 qytete dhe fshatra në Libanin jugor janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga ushtria izraelite. Zëdhënësi i Forcave të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ditën e djeshme ekipet e tyre kanë marrë 16 mostra nga një zonë që...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind...
    Lajme04 Tetor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, largimet dhe lëvizjet e fundit të deputetëve të VV-së, i sheh si jo parimore, por më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.