×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Lëvizja “Vetëvendosje” i ka kaluar përmasat e një subjekti politik

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, në një prononcim për FrontOnline, subjektin politik të cilit  i takon e krahason me Lidhjen Demokratike të Kosovës të kohës së Ibrahim Rugovës të fillim e viteve 90-ta dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të fundviteve të 90-ta.

    ‘’ VV i ka kaluar përmasat e një subjekti politik. VV sot është Lëvizje gjithëpopullore me krahasua me LDK-në e fillim viteve të 90’ta dhe UÇK-në e fund viteve 90-ta dhe VV nuk është më thjeshtë subjekt politik, por lëvizje gjithë popullore që po kërkon dhe po dëshiron edhe po e zbaton ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës’’, deklaron deputeti Thaçi për FrontOnline.

    Ai nuk dëshiron të merret fare me dy ish-kolegët e tij, që tashmë iu kanë bashkuar një koalicionit tjetër parazgjedhor, duke thënë se ai ka qenë vetë kundër Kodit Civil, por që nuk e ka përdorur votën e tij për të fituar votën e dikujt tjetër, duke u shprehur se do të qëndroj në Lëvizjen Vetëvendosje.

    ”S’po du me u marr me ta hiç. Unë jam vetë njeri nga ata që kam votuar kundër Kodit Civil. Unë kurrë asnjëherë nuk e kam përdorur këtë votë për me perfitu votën e dikujt tjetër. Unë i besoj Lëvizjes’’, shton deputeti Thaçi.

    Deputeti i VV-së, zgjedhjet e vitit të ardhshëm i sheh shumë të rëndësishme dhe se për të ato zgjdhje do të tregojnë nëse qytetarët janë për shtrim të sovraniteti në vend apo për ata që sipas tij kanë lejuar, terroristin Milan Radojçiqin të qeverisë me një pjesë të Kosovës.

    ‘’Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për arsye se këto kanë me definuar se a janë qytetarët e Kosovës për shtetin dhe sovranitetin e ligjshmërinë e tij apo janë për ata që e kanë lejuar Radojçiqin me qeverisë me një pjesë të Kosovës’’ ,potencon deputet Halil Thaci për FrontOnline.

    Largimi i deputetëve nga VV-ja/ Bashkë partiaku i Kurtit thotë se partia e tij është sikurse UÇK-ja e viteve të 90-ta dhe LDK-ja në kohën e Rugovës

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind...
    Lajme04 Tetor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, largimet dhe lëvizjet e fundit të deputetëve të VV-së, i sheh si jo parimore, por më...
    Lajme04 Tetor 2024
    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur dje në takim lamtumirës Peter Neunteufl këshilltarin e lartë të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Mbi 200 predha janë gjuajtur sot nga Hezbollahu në drejtim të Izraelit. Kështu është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kur çdo ditë e më shumë po afrohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të caktuara më 9 shkurt 2025, në subjektin më të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të përballet sot me deputetët në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Vitia do të raportojë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se...
    Lajme04 Tetor 2024
    Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se...
    Vip03 Tetor 2024
    Genta Ismaili është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.