×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Mirënjohje të thellë për rolin vendimtar të Gjermanisë në mbështetjen e aspiratave të Kosovës

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Unitetit të Gjermanisë.

    Në fjalën e tij, ai shprehu vlerësimin për përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës veçanërisht në etapat shtetndërtuese.

    “Mbështetja juaj ka qenë e rëndësishme në forcimin e institucioneve tona, avancimin e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit shoqëror. Kujtojmë me mirënjohje të thellë rolin vendimtar të Gjermanisë në mbështetjen e aspiratave të Kosovës në arenën ndërkombëtare. E vlerësojmë shumë kontributin e Gjermanisë në fusha të tilla si zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shkëmbimi kulturor, teksa forcojmë edhe bashkëpunimin tonë ekonomik e shoqëror, i cili kontribuon edhe në stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit.” u shpreh zëvendëskryeministri.

    Në përfundim, Bislimi tha se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ku edhe me mbështetjen e shteteve aleate e partnere si Gjermania, ecim drejt realizimit të këtyre synimeve, thuhet në njoftim, transmeton Front Online.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës tha të enjten se rajoni i Ballkanit ka gëzuar shkallën më të madhe të paqes, lirisë dhe demokracisë gjatë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka shënuar Ditën e Unitetit Gjerman. Me këtë rast është organizuar pritje, ku morën pjesë bartës...
    Lajme03 Tetor 2024
    Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmes një postimi në Facebook, të enjten, ka thënë se sistemi...
    Lajme03 Tetor 2024
    Zyrtarisht e me letra, Alleksandar Vuçiq është president i Serbisë. Por të enjten, ai e luajti rolin edhe të parashikuesit të ngjarjeve...
    Lajme03 Tetor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka...
    Lajme03 Tetor 2024
    Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se për 8 muaj në Kosovë janë regjistruar 8,021 ndërmarrje të reja....
    Lajme03 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në kuadër të vizitave nëpër qytete të Kosovës për të përfshirë idetë e grupeve të...
    Lajme03 Tetor 2024
    Inspektorati Policori Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Kaçanikut, pasi i njëjti dyshohet se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.