×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj- Qeverisë: Në lajthitje u vunë qytetarët e Gjilanit, ju mashtruat

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

    Molliqaj thotë se në lajthitje janë vënë qytetarët e Gjilanit, ndërsa akuzon Qeverinë për mashtrime.

    “Premtuan që autostrada Prishtinë – Gjilan do bëhej deri në fundin e vitit të kaluar. Një mandat pushtet qendror e një mandat pushtet lokal dhe autostradës as nuk i shihet fundi: jo për nga gjatësia, por për nga përfundimi i punimeve.

    Mbrëmë Ministri Liburn Aliu tha se premtimi ishte i gabuar dhe që Kryeministri Kurti u vu në lajthitje. Datën kur autostrada do bëhet as që përmendi.

    Kush u vu në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, jo ju. Ju mashtruat!”, shkroi Molliqaj.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmes një postimi në Facebook, të enjten, ka thënë se sistemi...
    Lajme03 Tetor 2024
    Zyrtarisht e me letra, Alleksandar Vuçiq është president i Serbisë. Por të enjten, ai e luajti rolin edhe të parashikuesit të ngjarjeve...
    Lajme03 Tetor 2024
    Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se për 8 muaj në Kosovë janë regjistruar 8,021 ndërmarrje të reja....
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar mbledhje partiake, ku do të diskutohet mënyra sesi kanë qeverisur. Kjo ngjarje partiake do të mbahet më 5...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas nga Shqipëria me qëndrim jo të rregullt, u detyruan të...
    Lajme03 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK’së,  Lutfi Haziri, i cili ishte edhe kryetar i Gjilanit ka komentuar deklaratën e mbrëmshmetë ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit të saj. Në një postim në platformën X, Kurti ka thënë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Muhamet Mavaraj, ka takuar Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Mavraj përmes një shkrimi në...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se edhe pas 25 vjetëve pas luftës, Kosova po flet ende për një urë (Urën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.