×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet kallëzimi penal ndaj ‘super’ këshilltarit Gani Jakupi, akuzohet për shpërlarje parash e ikje nga tatimi

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Gani Jakupi i njohur si ‘super’ këshilltari me pagë 7500 euro, u raportua se po hetohet nga Krimet Ekonomike.

    Periskopi ka siguruar kallëzimi penal ndaj Jakupit, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpërlaje parash. dhe ikje nga tatimi.

    Jakupi, i cili buxhetit të shtetit i kushtoi një vit mori 90,000 euro, apo 7,500 euro në muaj është dërguar në Krime Ekonomike për keqpërdorime të shumta nga Majlinda Bregasi, bashkëpunëtore e tij.

    Por në një deklaratë Jakupi mohoi akuzat. Ai tha se nuk është në dijeni dhe se nuk është kontaktuar nga Krimet Ekonomike.

    “Nuk e di. Mue nuk m’kanë kontaktue“, tha ai për Insajderin.

    Gani Jakupi u bë emër i njohur pasi Periskopi bëri publike kontratën që ai kishte lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ofruar shërbime si konsulent për Ambasadën Kosovës në Bruksel.

    Ndërsa sot u raportua se ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe shpërlaje parash.

    Aty theksohet se “ekziston dyshimi i bazuar se z. Gani Jakupi, në cilësinë e bashkëthemeluesit të OJQ’së e ka përdorur dhe shfrytëzuar llogarinë bankare të OJQ’së për të pranuar pagesa personale nga persona të tretë”.

    Sipas këtij raportimi ai po akuzohet për veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje parash, shmangie nga tatimi, mashtrim, konflikt i interesit, falsifikim i dokumenteve, mashtrim me subvencione.

    kallezim penal 1

     

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit. Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur...
    Lajme03 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar mbledhje partiake, ku do të diskutohet mënyra sesi kanë qeverisur. Kjo ngjarje partiake do të mbahet më 5...
    Lajme03 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK’së,  Lutfi Haziri, i cili ishte edhe kryetar i Gjilanit ka komentuar deklaratën e mbrëmshmetë ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi...
    Të tjera
    Sport03 Tetor 2024
    Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro. Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve, dhe zhvillohet me 15...
    Vip03 Tetor 2024
    Arbenita Ismajli dhe Fero janë prezent në mediat rozë për arsye të ndarjes së tyre, e me pas për kujdestarinë e vajzës....
    Lajme03 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do të ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare që të mos ketë më një Qeveri...
    Sport03 Tetor 2024
    Eksperti italian i transferimeve Fabrizio Romano, ka zbuluar se ylli kosovar i Lillës, Edon Zhegrova ishte prioritet i Juventusit në verën që...
    Lajme03 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtarë “FSK dhe Partnerët 2024”, priti në takim atashetë e ministrisë...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka raportuar 99 persona janë vrarë dhe 169 të tjerë plagosur në 24 orët e fundit, si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.