×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj premton rritje 50% në të gjitha skemat pensionale dhe sociale

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Gjilan ka vizituar edhe HANDIKOS-in, duke thënë se është informuar nga kreu i kësaj shoqate për sfidat me të cilat përballet kjo kategori e shoqërisë.

    “Në Gjilan, u pritëm përzemërsisht në shoqatën HANDIKOS nga kryetari i saj Fatmir Shurdhani, ku qëndrova i shoqëruar nga kryetari i Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica e kolegë të tjerë. Takimi me këta njerëz të mrekullueshëm e plot ide ishte shumë frytdhënës. Z. Shurdhani na informoi hollësisht për situatën e personave me nevoja të veçanta, duke përfshirë aspektin ligjor”, ka thënë Haradinaj.

    Sipas tij, është e papranueshme që kjo pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë përballet me neglizhencë nga institucionet.

    “Ligji aktual, e po ashtu edhe skemat aktuale pensionale dhe sociale nuk reflektojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve e as koston reale të jetesës, veçanërisht atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit. Programi ynë parasheh përmirësimin e bazës ligjore për personat me nevoja të veçanta, si dhe rritje 50% në të gjitha skemat pensionale dhe sociale”, është shprehur Haradinaj.

    Ai është zotuar se pas 9 shkurtit do të ndërtojnë një Kosovë që kujdeset për të gjithë.

      

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtarë “FSK dhe Partnerët 2024”, priti në takim atashetë e ministrisë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një rrahje sot më 3 tetor në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë. Për Klankosova.tv, Flora...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë postimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili publikoi fotografi nga Klinika e re e Ortopedisë....
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe drejtuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë vendosur sot gurthemelin e një...
    Lajme03 Tetor 2024
    SBASHK ka njoftuar se nesër do të protestojnë para Qeverisë në ora 11:00 për shkak të mosprocesimit të pagave për punëtorët e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, ka nisur zyrtarisht detyrën e saj. “Dje, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Sh....
    Lajme03 Tetor 2024
    Ditën e djeshme, kryeministri Albin Kurti, u takua edhe me historianin dhe eseistin polak Adam Michnik. Në njoftimin e qeverisë thuhet se...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Opozita e nisi këtë të enjte me një aksion të mirëmenduar, pas përjashtimit nga Kuvendit të shumicës prej tyre. Tensioni, dhuna, përleshje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.