×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Pensionistëve: Do t’i hakmerremi Qeverisë “Kurti”, na përbuzën e na fyen

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, drejtues të subjekteve politike opozitare kanë filluar të japin premtime për rritje të pensioneve.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të mërkurën se pensioni miminal kontributdhënës do të jetë 500 euro, shumë më shumë se që marrin pensionistët aktualisht.

    Në Kosovë pensioni bazik, të cilët e marrin edhe 150 mijë pensionistë, është 100 euro, përderisa pensionistët kontributdhënës më së shumti i marrin rreth 265 euro në muaj, varësisht prej shkollimit dhe përvojës së tyre.

    Kreu i Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka deklaruar për portalin Front Online se Qeveria “Kurti”  i ka injoruar nevojat financiare të pensionistëve. Ai theksoi se pensionistët janë lënë pas dore dhe se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të përmirësuar situatën e tyre.

    ‘’Qeveria jo që nuk ka bërë asgjë, por ka bërë keq tërë kohën dhe nuk është marrë me çështjen e pensionistëve fare. Qeveria ka kohë që i ka lënë pas dore pensionistët e nuk merret fare me ta, na ka përbuzur e na ka fyer, gjë që është e papranueshme’’, tha Gashi për FrontOnline.

    Gashi nënvizoi se pensionet që marrin të moshuarit në Kosovë janë jashtëzakonisht të ulëta dhe të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre themelore.

    Ai e akuzoi Qeverinë, siç tha për gënjeshtra, duke pretenduar se kishte rritur pagat, ndërsa realiteti  sipas tij tregon të tregon të kundërtën. Sipas tij, kjo është një situatë e papranueshme që reflekton mungesën e respektit ndaj pensionistëve.

    ‘’Ne e dimë që pensionet që i marrin të moshuarit në Kosovë janë të pa mjaftueshme, janë një shume shumë e vogël, mirëpo kjo qeveri përkundër kësaj nuk ka marrë asnjë hap.Qeveria Kurti edhe kategoritë e tjera i ka gënjyer kinse u ka rritur pagat  për pensione s’po  flas hiç  se dihet siç është gjendja s’ka asnjë rritje’’, deklaroi Gashi.

    Ai gjithashtu përmendi se, megjithëse pensionistët janë trajtuar si “qytetarë të dorës së dytë”, ata kanë bërë protestat e tyre në mënyrë të qetë dhe paqësore, duke përdorur simbole si trëndafila dhe pëllumba të bardhë për të shprehur paqen

    Gashi përfundoi duke nënvizuar se pensionistët do të hakmerren në mënyrën e tyre për këtë injorim, duke lënë të kuptohet se ata nuk do të heshtin përballë padrejtësive që po iu bëhen.

    ‘’ Pensionistët kjo qeveri i ka trajtuar si të mos jenë fare qytetarë të këtij vendi.Ne nuk e kemi zakon me e gjuajtë policinë tonë me gurë dhe me i thyer xhamat e kuvendit, përkundrazi ne kemi protestë bë mënyrë shumë paqësore e më të kulturuar të mundshme, me trëndafila e me pëllumba të bardhë. Qeveria prapë nuk ka kuptuar kështu që le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, ne do të hakmerremi në mënyrën tonë dhe ata do ta përjetojnë hakmarrjen tonë por do të jetë shumë vonë ‘’, përfundoi Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

    Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim: Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro; Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro; Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro; Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro./FrontOnline/

     

     

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka “kryer një seri sulmesh në shënjestër” në zonën e kryeqytetit të Libanit Bejrut gjatë natës. Ajo...
    Lajme06 Tetor 2024
    Sot pritet të mbahet dita e pestë e edicionit të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për fëmijë. Ngjarja pritet të...
    Lajme06 Tetor 2024
    Vetëvendosja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Ajo pritet të nis nga ora 10:30 dhe zgjat deri në 20:30. Ngjarja...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Marrëdhëniet Kosovë-Serbi i konsideroi si sfidën më të madhe strategjike në rajon, të premten emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i subjektit politik, Nisma, Fatmir Limaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se sot ka qenë...
    Lajme05 Tetor 2024
    Vetëvendosje u ka bërë akuza qeverive të kaluara për rrugët, në një panel për infrastrukturë që u mbajt sot e ku morën...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, ka njoftuar monitoruesi sizmik qeveritar GeoNet. Deri më tani,...
    Sport05 Tetor 2024
    Sulmuesi kosovar i Rubin Kazan, Mirlind Daku vazhdon me formën e mirë në elitën e futbollit në Rusi. Reprezentuesi i Shqipërisë, ka...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është shprehur se fermerët e Kosovës, kanë qenë ndjesia pozitive dhe motivi i tij për punë. Ndër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.