×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK në Gjilan i kërkon GAP-it të bëjë rivlerësim për premtimet e kryetarit Hyseni

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Dega e LDK-së në Gjilan po e akuzon kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, për dezinformim në raportin e GAP-it.

    Në një konferencë të sotme për media, kryetari i Forumit të Rinisë të LDK-së në Gjilan dhe anëtari i Kuvendit Komunal të kësaj komune, Gentrit Murseli, ka paraqitur para mediave, siç thuhet, “dezinformimin e paprecedent që Komuna e Gjilanit ka bërë tek Instituti GAP, për të gënjyer opinionin publik për premtimet e tij të realizuara”.

    Ai tha se shumica e premtimeve të cilat cilësohen si të realizuara tek Instituti GAP, “në fakt janë informata të pavërteta të dërguara nga Komuna e Gjilanit”.

    Murseli i renditi premtimet të cilat, sipas tij, cilësohen të realizuara: “Transparencë për të gjitha veprimet e administratës komunale; Respektim i Ligjit të Prokurimit Publik; Fillimi i ndërtimit të Stadiumit të Qytetit në Gjilan; Fillimi i rinovimit të Palestrës ‘Bashkim Selishta- Petriti’; Përmirësimi i infrastrukturës brenda Teatrit të Qytetit- Gjilan, në vlerë prej 50.000€; Fillimi i ndërtimit të zonës ekonomike dhe funksionalizimi i qendrës trajnuese; Fillimi i restaurimit të Kalasë së Pogragjës; Ndarja e bursave për studentë dhe nxënës të dalluar; Rregullimi pjerrinave në trotuaret e qytetit; Funksionalizimi i Qendrës Rinore; Krijimi i qendrës për qëndrim ditor për personat me aftësi të kufizuar; Krijimi i kinemasë afër Kalasë së Pogragjës; Krijimi i parkingjeve të reja në qytet; Riorganizim i Flakës së Janarit;  Rritja e fondit për subvencionim të organizatave kulturore, e shumë premtime të tjera që cilësohen si të mbajtura, në fakt as nuk kanë filluar”, tha Murseli.

    Ai kërkoi nga Instituti GAP rivlerësim të premtimeve të të parit të ekzekutivit të Gjilanit, ngase, siç u shpreh, “as për së afërmi nuk janë të realizuara ashtu siç janë paraqitur”.

    Sipas raportit të Institutit GAP, i cili u publikua para pak ditësh, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë qeverisjes së deritanishme ka arritur të përfundojë 64 premtime, nga 109 të premtuara në total.

    Në këtë raport është analizuar përmbushja e premtimeve zgjedhore të kryetarëve të komunave për periudhën 2021-2025.

    Nga të dhënat e publikuara, në raport thuhet se 64 premtime janë të përmbushura në total, pesë janë gjysmë të përfunduara, 18 kanë filluar dhe 22 prej tyre ende nuk kanë filluar.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Ditën e djeshme, kryeministri Albin Kurti, u takua edhe me historianin dhe eseistin polak Adam Michnik. Në njoftimin e qeverisë thuhet se...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se pas 25-vitesh janë vendosur tabelat informuese në shqipe dhe në...
    Lajme03 Tetor 2024
    Mbrëmjen e së martes Izraeli u sulmua nga Irani me 181 raketa. Andaj, mbi 10 milionë izraelitë u detyruan të evakuuohen dhe...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në...
    Lajme03 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka vlerësuar të plogësht nivelin e kritikave të pushtetit që, sipas saj, “janë reduktuar...
    Kronika03 Tetor 2024
    Katër persona serbë janë ndaluar dje nga policia në fshatin Junake të Zubin të Potokut, prej tyre dy personave ishin shofer të...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilit i...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është zhgënjyes dhe dëshpërues ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan. Haradinaj tha...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, është prezantuar sot nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Proda u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.