×
  • Lajme
  • Lajme

    Autostrada Prishtinë-Gjilan, Haradinaj: Punimet pa kualitet e po ecin ngadal, do të duhej të përfundonte në vitin 2021

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është zhgënjyes dhe dëshpërues ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan.

    Haradinaj tha se autostrada, që sipas tij, u nis gjatë qeverisjes së tij më 2018, me gjatësi prej 22.3 kilometra dhe e ndarë në tetë llote, në 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47 për qind e punimeve.

    “Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021. Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar”.

    “Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”, shkroi Haradinaj.

    Tutje, ai tha se më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, është mundësia e zgjedhjes së një qeverisje të te, që sipas tij, do t’i japë Kosovës zhvillimin që e meriton.

    “Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale”, tha ai.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Mbrëmjen e së martes Izraeli u sulmua nga Irani me 181 raketa. Andaj, mbi 10 milionë izraelitë u detyruan të evakuuohen dhe...
    Lajme03 Tetor 2024
    Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arsim Vishesella, ka ndërruar jetë sot. Lajmin e ka bërë të ditur vet FSK-ja, duke...
    Lajme03 Tetor 2024
    Me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Në seancë të mbyllur ka përfunduar dëshminë deshmitari i 95-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit....
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka njoftuar se Ibadete Mehmeti i është bashkuar kësaj partie. Azemi ka...
    Sport03 Tetor 2024
    Ermir Lenjani nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. 35 vjeçari nga Kamenica e pati një periudhë përrallore me Kuqezinjtë,...
    Vip03 Tetor 2024
    Genta Ismajli ka kohë që nuk është edhe shumë aktive në muzikë. Por me komente për kolegët e saj ajo vazhdimisht qëndron...
    Lajme03 Tetor 2024
    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi zhvillimin që ky subjekt në zgjedhjet e 9 shkurtit të hyjë në garë si...
    Vip03 Tetor 2024
    Reperi Sean “Diddy” Combs u arrestua muajin e kaluar me akuzën e konspiracionit të shantazhit; trafikimi seksual, mashtrim dhe prostitucion. Atij iu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.