×
  • Sport
  • Sport

    Ermir Lenjani përshëndetet me Kombëtaren: 10 vite Kuqezi, 10 vite krenari e realizim i ëndrrës së fëmijërisë

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Ermir Lenjani nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare.

    35 vjeçari nga Kamenica e pati një periudhë përrallore me Kuqezinjtë, me të cilët u kualifikua në Euro 2016.

    E pasi i kaloi 10 vjet në fanellën e shqiponjave, mesfushori ofanziv vendosi të tërhiqet nga Kombëtarja, shkruan “Gazeta Express”.

    Futbollistin e Schaffhausenit e ka falënderuar për kontributin Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Faleminderit Ermir Lenjani.10 vite Kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve”, shkroi FSHF-ja.

    Futbollisti nga Kosova u shpreh i emocionuar me vendimin, ndërsa i kujtoi momentet magjike që i kaloi me Kuqezinjtë.

    35 vjeçari i ka zhvilluar 45 ndeshje me Kombëtaren shqiptare dhe i ka realizuar 5 gola.

    Një kohë, ish-futbollisti i Winterthurit, Grasshoppersit, St. Gallenit, Rennesit, Nantesit, Sionit e Umraniyesporit ka qenë pjesë e pandashme dhe mjaft e rëndësishme e Kuqezinjve.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Sport03 Tetor 2024
    Janë zbuluar sot zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshjen kryesore të kësaj fundjavë, atë...
    Sport03 Tetor 2024
    Ambasada Franceze në Kosovë e ka përgëzuar paraqitjen e ekipeve franceze në Ligën e Kampionëve në këtë edicion. Mbi të gjitha, kjo...
    Sport03 Tetor 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas ndeshjes fantastike që mesfushori kosovar, Edon Zhegrova, e zhvilloi mbrëmë kundër Real Madridit. FFK-ja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, është prezantuar sot nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Proda u...
    Lajme03 Tetor 2024
    Në seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deklaruar i pafajshëm sërish i akuzuari për krime lufte, Sladan Trajkoviq....
    Lajme03 Tetor 2024
    Në seancë të mbyllur ka përfunduar dëshminë deshmitari i 95-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit....
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka njoftuar se Ibadete Mehmeti i është bashkuar kësaj partie. Azemi ka...
    Vip03 Tetor 2024
    Genta Ismajli ka kohë që nuk është edhe shumë aktive në muzikë. Por me komente për kolegët e saj ajo vazhdimisht qëndron...
    Lajme03 Tetor 2024
    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi zhvillimin që ky subjekt në zgjedhjet e 9 shkurtit të hyjë në garë si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.