×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet i dyshuari i dytë për dhun*im ndaj një të miture në Suharekë

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Një rast i rëndë dhunimi ndaj një të miture, i raportuar më 26 shtator 2024 në Suharekë, ka çuar në arrestimin e një të dyshuari të dytë.

    Më 2 tetor 2024, policia ka arrestuar një mashkull kosovar në lidhje me këtë rast, pas hetimeve që kanë vazhduar që nga raportimi fillestar, transmeton klankosova.tv.

    I dyshuari është marrë në pyetje nga autoritetet, dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë.

    Organet e rendit sipas raportit 24 orësh të policisë, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha detajet e përfshira.

    Prokuroria ka konfirmuar se do të vazhdojë me procedurat ligjore për të siguruar drejtësi për viktimën.

    Arrestimi i dytë ka të bëjë me rastin e raportuar më parë nga Policia e Kosovës si vijon:

    ”Suharekë 26.09.2024: Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Kronika03 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë gjatë mbrëmjes ka arrestuar 22-vjeçarin, i cili dyshohet për 27 vepra penale (mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj)....
    Kronika03 Tetor 2024
    Një incident i dhunës fizike është raportuar të mërkurën në Prishtinë, ku një femër kosovare dyshohet se ka sulmuar një femër tjetër...
    Kronika03 Tetor 2024
    Një fermë është djegur në Leposaviq më 2 tetor rreth orës 04:10 minuta. Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e kthimit të presidentes Vjosa Osmani, në partinë në të cilën ishte dikur....
    Lajme03 Tetor 2024
    3 tetori 1990-të, është dita kur u bë bashkimi i dy gjermanive në një të vetme. Me këtë veprim, u forcua edhe...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, Riad Rashiti ka numëruar pesë arsyet që sipas kësaj partie nuk po e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Për shkak se mbrojtja nuk e ka pranuar ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit të Themelores me të cilin kryekuvendari Glauk Konjufca ishte...
    Lajme03 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim duhet të...
    Lajme03 Tetor 2024
    Deputetja e VV-së, Drita Millaku, sot pritet të kalojë në LDK, bëjnë të ditur burimet e portalit FrontOnline. Sipas këtyre burimeve, Millaku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.